MENU
klinika

Anulimi i garës

Arsyet pse s’u zhvillua Moto GP në Silverstone

29.08.2018 - 12:23

Anulimi i garës së Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Moto GP për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ra në pistën e Silverstone përgjatë gjithë ditës së diel dhe kaosit që u krijua atë ditë, me shtyrje të një pas njëshme të orarit të fillimit të garave, ka vënë në qendër të kritikave drejtuesit e Dorna (Shoqata e Motoçiklizmit).

Por ai që ka justifikuar gjithçka ka ndodhur dhe mbi të gjitha përse nuk u zhvillua gara një ditë me vonesë, të hënën, ka qenë presidenti i Moto GP, Carmelo Ezpeleta. Në një prononcim për mediat, ai tha se u mendua për të mirën e pilotëve.

lorenzo moto gp
lorenzo moto gp

Gara nuk u shty për ditën e hënë, më 27 gusht, pasi ajo ditë ishte një ditë festive në Angli. Ndaj dhe nuk kishte asnjë shans që gara të zhvillohej të nesërmen. Ne edhe mund të kishim nisur garën dhe për një moment menduam që ta zhvillonim atë në shi, por në fund u vendos që të mos garohej.

Unë e respektoj vendimin e skuadrave dhe të pilotëve. Preferoj më mirë të anuloj një garë se sa të shoh një pilot që aksidentohet për shkak të kushteve atmosferike. E vetmja mënyrë ishte që gara të zhvillohej në orën 9 të mëngjesit, por nuk kishim kohë t’ua komunikonim këtë gjë skuadrave”, – tha Ezpeleta.

Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën