MENU
klinika

Holandezi mblodhi 3.5 mln euro

Bëri 163 km not për një kauzë me rëndësi

24.08.2018 - 17:50

Maarten van der Weijden është një notar holandez i cili jep një shembull të madhështisë së sportit dhe si ndihmon ai për të luftuar dhe dhënë kurajo kundër sëmundjeve dhe problemeve të tjera të shoqërisë.

Van der Weijden tentoi prej 18 deri në 20 gusht që të notonte për 200 kilometra, duke përshkuar 11 qytete, me synimin e mbledhjes së fondeve për betejën kundër kancerit.

Holandezi nuk ia doli ta çonte deri në fund sfidën e vet, sepse pas 163 kilometrash not me pak ndalesa, u detyrua të ndalej, pasi mjekët e këshilluan të mos vazhdonte, për të mos rrezikuar jetën, sepse fiziku nuk po i përgjigjej më.

Maarten van der Weijden 2
Maarten van der Weijden 2

 

Gjithsesi, videot dhe fotot e notarit kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe impakti ka qenë i fuqishëm, sepse janë grumbulluar 3.5 milionë euro, që do të shkojnë për të mbuluar shpenzimet e kërkimeve shkencore për kura kundër kancerit.

Edhe vetë Maarten van der Weijden ka një histori të dhimbshme, sepse në moshën 20-vjeçare u diagnostikua me leuçemi dhe pas një beteje të gjatë ia doli mbanë ta mposhtte sëmundjen, në vitin 2011, ndërkohë që ishte bërë kampion noti i garës 10 kilometra.