MENU
klinika

Nga Hermes Kafexhiu

Ç’bëjnë 1 milionë shqiptarë që nuk lexojnë?

25.08.2018 - 08:33

Në media është publikuar një lajm referuar anketimit të INSTAT, lidhur me nivelin e lexueshmërisë në Shqipëri.

Më duhet të pohoj se raporti i INSTAT lë për të dëshiruar në mënyrën si e ka mbështetur anketimin e tij. I interesuar kontaktova me një burim nga instituti. Analiza është e pathelluar dhe e mbështetur vetëm në një target grup të kufizuar që shkon nga 1000 deri në 2000 persona kryesisht në zonat e Shqipërisë qëndrore.

Çështja në këndvështrimin tim do duhej të kërkonte disa skeda studimi, por sido që të jetë kjo nuk e bën anketimin të pavlefshëm dhe të parëndësishëm. Ndoshta e bën të dyshimtë por lind pyetja a e bën edhe të vërtetë? Unë them se po.

Referimin për analizën e mbështeta në 4 mjedise:

1.Referenca nga shitjet në panairin e librit

2.Libraritë dhe bibliotekat

3.Studentët

4.Zonat brenda Tiranës dhe përtej saj

Me një popullsi prej 2.87 milionë banorësh në vitin 2017, Shqipëria mendohet të ketë më shumë se gjysmën e saj që nuk lexon. 1.36 milionë banorë janë të moshës nga 18 deri në 65 vjeç.
Sipas të dhënave në “Panairin e Librit”, referuar vetëm vitit 2017, botuesit pohonin se tirazhi për libër fillonte nga 200 kopje, ndërsa më parë, ishte 500 kopje e sipër. Kriza e librit në vitin 2017 (në fakt ka vite që ka nisur) dha shenjë e parë të dallueshme. Pas kësaj shoqatat e botuesve thanë se shitja e librit ka në një rënie gati në 30 % , për shkak edhe të rënies së moshës së fanatikëve, që lidhet me traditën e forminit nëpërmjet librit si para viteve ’90.

Për këtë arsye shkova në Bibliotekën Kombëtare (abonues i saj prej vitit 2009 pa ndërprerje) dhr pyeta punonjësen lidhur me lajmin. Ajo pohoi se lexuesit në Bibliotekën Komëbtare janë në rënie. Kryesisht ata që dominojnë janë lexuesit fanatikë nga mosha 40 vjeç e sipër. Ka shumë lexues që shkëputen dhe ka shumë pak të rinjë që lexojnë, referuar këtu gjimnazeve të Tiranës. Një fakt tjetër interesant ishte që disa lexues i përkisnin asaj kategorie që lexonte libra masovikë. Libri iluminues dhe kuptimor po humbet shumë aksione në bursën e tij. Nga ana tjetër shtimi i bibliotekave në Tiranë ka ngacmuar disi komunitetin për t’u afruar me librin, ndoshta ka shtuar disi lexuesit.

Një raport tjetër personal të cilin munda ta ndaj dhe me disa miq ishte ai që sa ndër shokët e mi ose njerëzit që më rrethojnë, lexojnë. Iu referova komunitetit, ku unë jetoj dhe rëndita 23 persona që varjojnë nga mosha 21 deri në 28. Fatkeqësisht, i vetmi që lexonte isha unë dhe nga ana tjetër ajo që ishte dhe më e trishtë qëndronte tek fakti që shumë prej tyre thoshin se libri mund të jetë një “gjë” e mirë por i lodh.

Nga 2000 miq në Facebook, arrita të përkufizoj si të njohur relativisht 350 deri në 400 prej tyre. Përjashto ata që përfshihen në angazhime kulturore dhe disa të tjerë që i njoh ngushtësisht që lexojnë, shënova se janë gati 140 persona që lexojnë nga 400. Me një hamendësim intuitivist dal në përfundim se nga 1600 të mbeturit mund të lexojnë vetëm 200. A mund të ketë më shumë që lexojnë? Jam shumë i sigurt që jo.

Referenca tjetër lidhet me Universitetin Filologjik të Tiranës. Unë kam qenë pjesë e studimeve në nivelin Barchelor në fakultetin e Gjuhë Letërsisë. Në leksione merrnin pjesë 120 studentë. 89 prej tyre shkonin me 5 provime çdo vjeshtë. Pjesa tjetër ishte e impenjuar. Duhet theksuar se shumë prej tyre kishin ardhur aty krejt rastësisht jo me dëshirë. Disa e kishin plotësuar si lëndë të sigurt për mos të mbetur rrugëve, disa të tjerë të dyzuar. Nga 120 studentë të kursit tim të studimit, lexues ishin 28. Kjo ndoshta mjafton për të shpjeguar gjithçka. Studentët që shkojnë për letërsi në një masë dërrmuese nuk lexojnë.

Fakulteti i Shkencave Sociale është ai që ka numrin më të lartë të lexuesve. Fakti që të bënte përshtypje ishte orientimi i centralizuar që pedagogët e katedrës u bëjnë studentëve për të lexuar. Në fakultetin e Shkencave Sociale në leksionin e Sociologjisë dhe Shkencave Politike, ku mund të jenë pjesë e çdo leksioni 200 deri në 300 studentë, mendohet që të lexojnë 150, madje këta në Bibliotekën Kombëtare shënohen si lexues të fortë sezonal.

Referimin tjetër e mora nga leksionet e Shkencave Natyrore, sipas një profesori dhe një studenti konstatohej, se aty në një leksion me 200 studentë, lexojnë vetëm 10, do të ishte arritje të pretendoje 20.

Referenca tjetër që është dhe më konkrete mbështetet në të dhënat që merren nga terreni, nga lagjet, qytetet dhe zonat përtej Tiranës.
Në komunitetin e Laprakës, 5 Majit, Astirit, Yzberishtit, Selitës, 21-shit, Porcelanit, Don Bosko dhe Komunës së Parisit (që mban numrin më të madh të banorëve për njësi) sipas një matjeje nga të njohur të mi, në 15 djem ndodh që raporti të jetë 15 me 0 në favor të mosleximit. Në qytetet e tjera të Shqipërisë, ku ka universitete me shumicë, ky raport është edhe më dëshpërues.
Bëra një kërkim në të cilin sipas dy raporteve që janë të publikuara dhe në internet del se mesatarja e Universiteteve të Elbasanit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës është nën 6.8. Kjo mjafton për të kuptuar edhe nivelin e leximit.

Si përfundim, për mendimin ka më shumë se 1 milionë shqiptarë që nuk lexojnë libra.

Për ta mbyllur, pyetja që unë shtroj është se çfarë bëjnë këta 1 milionë e kusur që nuk lexojnë?!

Ah, edhe diçka tjetër. Jam kureshtar të di sa nga punonjësit e INSTAT lexojnë? Po për këtë a ka një anketë?

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!