MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 28 gusht?

28.08.2018 - 08:26

1521 – Perandoria Osmane pushton Beogradin.

1990 – Iraku i shpall luftë Kuvajtit, për ta bërë atë provincën më të re të tij.

1963- Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Uashington, në një miting për të drejtat civile, në përfundim të një marshimi njëditësh. Marshimin e kryesonte veprimtari i të drejtave civile Martin Luther King.

Gjatë ditës komitetet e pjesëmarrësve në marshim u takuan me anëtarë të kongresit dhe udhëheqës qeveritarë dhe u kërkuan atyre të flisnin kundër dallimit racial dhe të mbështetnin përpjekjet për të drejta të barabarta. Mitingu mori tonin e një fushate, kur Martin Luther King mbajti nga shkallët e përmendores së Linkolnit atë që u bë i njohur si fjalimi “Unë kam një ëndërr”. Marshimi u dha energji udhëheqësve të të drejtave civile dhe ndihmoi për ta bindur presidentin John Kennedy të përdorë pushtetin e qeverisë federale për t’iu kundërvënë padrejtësive raciale në Shtetet e Bashkuara. Brenda disa vjetësh Kongresi do të miratonte disa nga ligjet më të rëndësishme për të drejtat civile në historinë amerikane.

1996- Pas katër vjet ndarje, Çarlsi, Princi i Uellsit dhe trashëgimtar i fronit Britanik, dhe gruaja e tij, Princesha Diana, u divorcuan zyrtarisht.

Më 29 korrik të vitit 1981, rreth një miliard shikues, në 74 vende, u bënë dëshmitarë të martesës së Princit Çarls, trashëgimtar i fronit mbretëror të Britanisë, me Lady Diana Spencer. Të martuar në një ceremoni madhështore në Katedralen St. Paul në prezencën e 2.650 të ftuarve, romanca e çiftit ishte për momentin në vëmendjen e të gjithë botës. Fëmija e tyre i parë, Princi William, lindi në vitin 1982, dhe fëmija i dytë, Princi Harry, lindi në vitin 1984.

Princi Çarls u martua me të dashurën e tij, Kamila Parker Bowles, më 9 prill të vitit 2005.