MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 31 gusht?

31.08.2018 - 09:04

12 – Lind Kaligula, perandor romak. Kaligula sundoi në vitet 37-41. Ai është i njohur për një sërë veprimesh të çuditshme, si shpallja e luftës në det dhe shpallja e vetes Zot. Mbretërimi i tij ishte premtues në fillimet e veta, por pas një periudhe të vështirë që kaloi për shkak të një sëmundjeje, ai u bë paranojak, gjë që e çoi në sjellje të çrregullta, ku përfshihet këtu edhe incesti me motrën e tij, Julia Drusilla. Gaius (Kaligula) kënaqej nga fakti që poshtëronte senatin, duke deklaruar se ai mund të bënte konsull kë të dëshironte, madje edhe kalin e tij. Gaius ishte i etur për të krijuar kredencialet e tij ushtarake, edhe pse me fushatën e tij në Gjermani nuk arriti shumë dhe pushtimi i tij i dështuar i Britanisë u kthye në një luftë me Zotin e detit, Neptunin.

Thuhet se ai kishte urdhëruar trupat e tij të sulmonin dallgët me shpatat e tyre. Gaius e shpalli veten Zot dhe përdorte statusin e tij hyjnor për të vendosur monarki absolute në Romë. Ai ndoqi shembullin e Tiberit duke përdorur gjykimet e tradhtisë për të eliminuar armiqtë, realë e imagjinarë. Pas sjelljeve të tij foshnjërore, ndaj tij u organizua një vrasje. Dhe mendohet që Gaius të ketë protestuar se nuk mund të vritej pasi ishte një Zot i pavdekshëm, gjë që nuk rezultoi e tillë.

1867- Vdes Charles Baudelaire. Është cilësuar si heroi romantik. I Mallkuari i Madh.

Emri i poetit të mallkuar, sipas një kërkimi tek Google, përmendet nga 6 milion e 130 mijë faqe interneti. Një prej shkrimtarëve më të klikuar të rrjetit, si dhe më të përdorurit. Emri i tij shfaqet në blogje letrare, ashtu si në sapunë, bluza, çanta udhëtimi, në kurrizin e mbajtëseve të kontenierëve, në çorape leshi, në etiketa diskografike, në sajte pornografie lezbike. Baudelaire si markë, fat i ngjashëm me atë të Ernest Hemingëay-t dhe të Jack Kerouac-ut, shkrimtarë më të afërt për ne. Brandelaire, thonë shakaxhinjtë.

1908- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara i dha një goditje taktikës së përdorur nga sindikatat gjatë grevave. Gjykata arriti njëzëri në përfundimin se Bashkimi i Kapelabërësve të Amerikës së Veriut kishte shkelur disa ligje anti-trust, kur kishte sponsorizuar një bojkotim në shkallë kombëtare të Kompanisë së Kapelave Danbury. Çështja lidhej me të drejtën e sindikatave për të imponuar një bojkotim në shkallë të gjerë kundër prodhimeve të kompanive që ato i luftonin.

Kompania tha para gjykatës se bojkotimi, që u respektua edhe nga sindikata të tjera për shkak të solidaritetit punëtor, i kishte kushtuar kompanisë qindra mijëra dollarë. Vendimi i gjykatës së Lartë kërcënonte të dobësonte sindikatat kombëtare duke i mbajtur ato përgjegjëse për dëmet lidhur me të cilat ngrinin padi kompanitë private të dëmtuara nga taktikat e tyre. Më 1918 Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj që përjashtonte sindikatat e organizuara nga paditë penale ose civile për shkelje të ligjeve anti-trust.

1997- Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në spitalin Pitie-Salpetiere të Parisit pas dëmtimeve të rënda të marra në kraharor, nga një aksident me makinë.

Shoqëruesi i saj, Dodi Al Fayed, vdiq menjëherë në përplasjen e orës 12:25 të mëngjesit. Shoferi Henri Paul ishte i dehur dhe humbi kontrollin e Mercedesit në një tunel. Ai po udhëtonte me shpejtësi të madhe në përpjekje për të shpëtuar nga fotografët paparacë. Badigardi i Dianës, Trevor Rees Jones, shpëtoi me dëmtime të rënda. Ai ishte i vetmi që kishte vënë rripin e sigurimit. Vdekja e Dianës, e adhuruar nga miliona vetë për bukurinë dhe natyrën e mirë, zhyti botën në zi.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB