MENU
klinika

Mbizotërojnë prodhimet vendase

Çmimet mesatare të tregjeve bujqësore të Tiranës

15.08.2018 - 12:00

Gjatë ditës së sotme, është kryer një hulumtim në tregjet kryesore brenda Unazës së qytetit të Tiranës ku janë vërejtur çmimet e produkteve të stinës dhe ato jashtë saj. Vërehet edhe nga lista e mëposhtme se mbizotërojnë prodhimet e vendit, kryesisht nga Myzeqeja dhe Shqipëria e Mesme.

Në vijim paraqiten në një grafik çmimet mesatare të produkteve gjendje.

cmimet mesatare te fruta perimeve ne tregjet e Tiranes
Çmimet mesatare të fruta-perimeve në tregjet e Tiranës

 

Në tabelën vijuese listohen produktet së bashku me përcaktimin e origjinës. Vërejmë se 20 për qind e kësaj liste përbëhet nga fruta-perime të importit, duke i dhënë një peshë të konsiderueshme prodhimeve të tregut vendas.