MENU
klinika

'Epiqendra e dadaizmit'

“Dashuria e ethshme e Kiki de Montparnasse dhe Man Ray”

30.08.2018 - 18:51

Lidhja e dashurisë mes Kiki de Montparnasse dhe Man Ray ishte në “epiqendër të dadaizmit” si muza që frymëzoi artistin e madh, e që zgjati gjashtë vjet.

Mbretëresha e Montparnasse, emri artit i së cilës ishte Kiki, në fakt quhej Alice Prin ( Châtillon-sur-Siene, 2 tetor 1901- Paris, 29 prill 1953). Ajo ishte modele franceze dhe një prej femrave më të bukura të Parisit në vitet ’20. Pas shumë furtunave në lidhjet e saj dashurore, duket se vetëm njëra prej tyre do të kishte fatin të ndryshonte historinë e modernizmit bohèm; marrëdhënia që pati me Man Ray ( Filadelfia, 27 gusht 1890- Paris, 18 nëntor 1976) e cila e ktheu në muzën e tij erotike.

Alice Ernestine Prin, ishte emri i saj i plotë.

Ernest Hemingway, në autobiografinë që i kushtoi shkruante : ” Kiki ishte mbretëresha e Montparnasse më shumë se Mbretëresha Viktoria ishte e epokës viktoriane.” E bukur dhe shumë e përgojuar, modelja e Parisit ishte më e admiruara në Reine përgjatë netëve mondane që zhilloheshin në Paris prej ku kishte pasur dhe një lidhje me piktorin japonez Foujita. Ajo u kthye në muzën e muzave për Ray-in pasi e sheh portretin e saj në pikturën e Modiglianit.

Një prej veprave më provokuese të së famshmes Kiki është ” Violon D’ingres” që skandalizoi Parisin dhe më tej ku artisti Ray, mbivendos në trupin e zhveshur të saj shenjat e violinçelës. Kështu instrumenti muzikës qasej përmes gruas duke u larguar nga idealizmat e klasikes.

Për herë të parë Man dhe Kiki u takuan në kafenenë më të famshme parisiene të viteve XX “La rotonde”. Për ironi, ishte i njëjti vend ku artisti Moise Kisling duke drejtuar gishtin drejt saj, kishte bërtitur: “Këtu është kurva e re e Montmartre”.

Ray kish mbetur i befasuar nga kjo grua, liria e së cilës ishte aq provokative dhe aq në prag skandali.

Në vitin 1921, artisti i sapoardhur nga Amerika do e shquante menjëherë në kafene dhe Kiki do të pranonte ta takonte. Si zakonisht ishte ulur e shkujdesur dhe po protestonte ndaj kamerierit i cili duke dyshuar në respektin e munguar ndaj saj, po refuzonte të dëgjonte: ” Ai nuk dëshiron të na shërbejë sepse mendon se jemi dy kurva?”

I goditur menjëherë nga ndjeshmëria e saj, hyri drejt e në temë duke i propozuar të pozonte për të. Kiki kishte frikë. I druhej difekteve të saj fizike që mund të dilnin në pah nga kamera, por Ray arriti ta bindë aq shumë sa ajo iu bashkua në hotelin ku qëndronte. Bënë sakaq dashuri. Ajo pasdite nuk pati as edhe një shkrepje.

Marrëdhënia zgjati gjashtë vjet dhe Man Ray u bë një nga protagonistët më të mëdhenj të Dadaizmit duke e portretizuar në qindra foto.

Kiki përveçse modele ishe edhe aktore, e ndonjëherë kërcente dhe “can-can” tek Jockey duke mos mbathur të brendhshme në shfaqjet e mbrëmjeve erotike e duke inatosur shumë fotografin e madh amerikan. Herë të tjera në gjendje të dehur këndonte duke improvizuar këngë të dyshimta dhe çuditshme. Ray, shkallonte.

Gjithmonë në rolin e dashnorit xheloz, gjendej në atë klub thuajse çdo natë për t’u zënë me të. Shpesh shuplakat nuk mungonin dhe kërcimtarja nuk hezitonte t’i kundërvihej me shqelma.
Lot, dashuri dhe rrahje shënjoi kjo histori pasioni që tronditi përgjithmonë Parisin e Belle Époque.

Nga Ilnisa Agolli

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit