MENU
klinika

Rruga përpara

Dilemat morale të Revolucionit të Katërt Industrial

24.08.2018 - 14:00

Duhet që automjeti me shofer automatik të vlerësojë jetën tuaj mbi atë të një këmbësori? A duhet që aktiviteti juaj në aplikacionin Fitbit të përdoret kundër jush në një rast gjyqësor? A duhet të lejojmë që dronët të bëhen paparacët e rinj? A mund të patentizohet një gjen i njeriut?

Shkencëtarët tashmë po luftojnë me dilema të tilla. Ndërsa hyjmë në këtë epokë të re zhvillimi, kemi nevojë për një kod të ri vlerash për t’u bërë normë globale. Duhet t’i japim sa më shumë rëndësi etikës.

Kjo po fillon të ndodhë. Vitin e kaluar, universiteti amerikan Carnegie Mellon njoftoi për një qendër të re që do të studiojë Etikën e Inteligjencës Artificiale; gjatë kohës së Presidentit Obama, Shtëpia e Bardhë botoi një letër për të njëjtën temë; dhe gjigantët e teknologjisë, duke përfshirë Facebook dhe Google, kanë njoftuar një partneritet për të hartuar një kornizë etike për Inteligjencën Artificiale. Si rreziqet dhe mundësitë janë të pafundme: Stephen Hawking, Elon Musk dhe ekspertë të tjerë nënshkruan një letër të hapur, duke bërë thirrje për përpjekje për të siguruar që Inteligjenca Artificiale të jetë e dobishëm për shoqërinë:

“Përfitimet e mundshme janë të mëdha, pasi gjithçka që qytetërimi ka për të ofruar është një produkt i inteligjencës njerëzore, nuk mund të parashikojmë se çfarë mund të arrijmë kur kjo inteligjencë të shumëfishohet nga mjetet që Inteligjenca Artificiale mund të ofrojë, por çrrënjosja e sëmundjeve dhe varfërisë nuk janë të padepërtueshme. Për shkak të potencialit të madh të Inteligjencës Artificiale, është e rëndësishme të hulumtohet se si të korrim përfitimet e saj duke shmangur kurthet e mundshme”.

Këta janë emra të mëdhenj dhe ideale të mëdha. Megjithatë, shumë përpjekje nuk kanë bashkëpunim global. Për më tepër, implikimet e Revolucionit të Katërt Industrial shkojnë përtej internetit dhe Inteligjencës Artificiale.

Profesori Klaus Schwab, Themelues i Forumit Ekonomik Botëror, beson se kjo fazë do të ndërtohet rreth “sistemeve kibernetike” me mjegullimin e fizikës, digjitalizimit dhe biologjisë. Ndërsa e përqafojmë këtë epokë të re, do të duhet të ballafaqohemi me sfida të reja etike, duke bërë thirrje për ligje të reja. Në disa raste, i gjithë kodi moral duhet të rindizet. E tillë është natyra e përparimeve teknologjike.

 

 

 

 

Dilemat morale te Revolucionit te Katert Industrial
Rruga përpara

Në mënyrë tipike në të kaluarën, tregjet e lira kanë vendosur fatin e inovacionit të ri dhe me kalimin e kohës, qeveritë lokale hyjnë dhe ndërhyjnë (Uber është i ndaluar në Japoni, por funksionon në Indi). Megjithatë, në këtë rast, një qasje e tillë mund të jetë katastrofike.

Qasja e BE-së lidhur me manaxhimin e ndikimit shoqëror të teknologjive të reja është dukshëm ndryshe nga ajo e SHBA-së. Kina, nga ana tjetër, gjithmonë ka parë larg. Teknologjia është si uji – do të gjejë hapësirat e saj të hapura. Në një botë të ndërlidhur, vendimet vendore janë efektive vetëm kur ato janë të mundshme nga konsensusi ndërkombëtar.

Ekziston nevoja për një forum të strukturuar ndërkombëtar për të formuar një listë të teknologjive që kanë nevojë për qeverisje, për të vlerësuar çdo teknologji dhe për të lëshuar një plan për kodin e sjelljes. Për shembull, një organ qeveritar ndërkombëtar mund të përcaktojë rregulla specifike si p.sh. duke e bërë të detyrueshme që të publikohet logjika e ndjekur pas disa algoritme të Inteligjencës Artificiale.

Bota e shkencës mburret me disa shembuj të suksesshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar. Mendoni për Protokollin e Montrealit të vitit 1987 (për çështjen e shterimit të Ozonit) dhe konferencën e Asilomar të vitit 1975 (për rregullimin e teknologjisë së ADN-së).

Si përmbyllje
Njerëzimi do të ballafaqohet me pyetje të cilat nuk i është dashur të përgjigjet akoma.

Nëse nuk përgatitemi paraprakisht, përballemi me disa rreziqe. Rrezikojmë të humbim fuqinë e jashtëzakonshme ndaj makinave. Rrezikojmë ndryshimin e rrjedhës së njerëzimit pa kuptuar plotësisht pasojat. Rrezikojmë krijimin e pabarazisë masive sociale.

Kushdo që ka parë edhe një episod të vetëm të serisë televizive të vlerësuar me çmime Black Mirror, duhet të shqetësohet për të ardhmen distopiane që mund të qëndrojë para nesh – nëse nuk trajtojmë tani çështjet e vështira filozofike dhe ligjore.

Ky nuk është revolucioni i parë teknologjik. Shqetësimet nuk janë të reja. Ata kanë qenë vërdallë për më shumë se 200 vjet që nga Revolucioni Industrial. Por, siç e thekson historiani dhe filozofi Yuval Harari, është një çështje e bariut (që bërtiste ujku, ujku), që përfundimisht është i drejtë.

Tradicionalisht, përparimi i teknologjisë tejkalon procesin politik: kemi humbur hartimin e kartës morale për internetin dhe vazhdojmë të luajmë deri në ditët e sotme. Nuk mund të lejojmë që të jemi të verbër nga kufijtë e ardhshëm, qoftë në bioteknologji apo në IA. E ardhmja jonë gjithnjë e më shumë është shkruar nga inxhinierë dhe sipërmarrës, të cilët nuk janë domosdoshmërisht duke u marrë parasysh.

Shoqëria përshtatet goxha mirë ndaj ndryshimit – nga motori me avull te iPhone-i, te jetëgjatësia dukshëm e rritur. Siç thotë Bill Gates, “teknologjia është amorale”. Varet nga ne të vendosim se si ta përdorim dhe ku ta vëmë kufirin.

Burimi: World Economic Forum

Përgatiti: M.G

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN