MENU
klinika

Lojërat Olimpike "Tokio 2020"

Efekti i Olimpiadës 2020, Japonia ndryshon orën legale

07.08.2018 - 17:17

aponia po bëhet gati gjithnjë e më shumë për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe këto ditë po studiohen të reja të rëndësishme që pritet të vihen në zbatim së shpejti.

Nga viti i ardhshëm, Japonia pritet të aplikojë për herë të parë orën legale, çka do të thotë që do të lëvizë akrepat e orës (siç ndodh në Europë), për të bërë të mundur që të zhvillojë disa gara në orët e para të mëngjesit.

Lajmin e konfirmojnë mediat japoneze, kryeministri Shinzo mund të marrë së shpejti vendimin që të lëvizë me 2 orë akrepat, një eksperiment që do të aplikohet dhe testohet vitin e ardhshëm dhe më pas do të përdoret edhe përgjatë Olimpiadës.

Ky ndryshim i orës legale do të përdoret vetëm për dy vite (2019 e 2020), si dhe për 3 muajt e verës (qershor-gusht).