MENU
klinika

Akuzat e mediave greke

EKathimerini: Droga që vjen nga Shqipëria po “mbyt” Epirin

17.08.2018 - 12:50

“Droga, kryesisht hashashi që vjen nga Shqipëria, “mbyt” Epirin”. Ky është titulli i sotëm i një artikulli të ‘Kathimerini’. Përmes një artikulli kushtuar kapjes së lëndëve narkotike në Greqi, e përditshmja greke cilëson Shqipërinë si furnizuesin kryesor me drogë për të gjithë Europën.

Në shkrim thuhet se përgjatë dy viteve të fundit ka pasur një rritje në masën 232% të rasteve të trafikut të të gjitha llojeve të drogave, që janë zbuluar nga gjuetia e përditshme përgjatë kufijve greko-shqiptarë. Sipas një raporti të policisë greke, thuhet se grupet kriminale furnizojnë me sasi të mëdha kanabisi shtetin helen, një pjesë të Ballkanit, Europën, Italinë apo dhe Turqinë.

Artikulli flet më tej edhe me shifra, ndërsa thuhet se për vitin 2016, policia greke ka sekuestruar në zonën e Epirit 2.7 ton hashash, ndërsa në 2017 u bllokuan ishte 9.2 ton. Ndërkohë, deri më tani për vitin 2018 janë kapur 961 kg drogë në Janinë dhe 300 kg në zonën e Thesprotisë, ndërsa nga aksionet janë arrestuar 306 persona, kryesisht shqiptarë.

Një pjesë e operacioneve realizon në kufirin e gjelbër. Por nëse të dyshuarit kalojnë prefekturën e Janinës, atëherë policia mobilizohet kryesisht në Arta ku përmes postblloqeve arrestohen në flagrancë transportuesit e drogës.

Vet trafikantët kanë si synim që ta fshehin drogën në vende të ndryshme, ndoshta të cilësuara si më të vështirat në dekadat e fundit. Por nuk janë vetëm transportuesit shqiptarë që në çdo mënyrë përpiqen të kalojnë kryesisht hashash nga kufiri dhe pastaj ta kanalizojnë atë në Greqi, por ka edhe kultivuesit grekë dhe trafikantët të cilët përpiqen që ta kultivojnë drogën në shtëpi dhe më pas ta shesin. Aktualisht, në ndihmë të këtyre operacioneve, thotë artikulli, ka ardhur në ndihmë të policisë greke edhe Frontex për kontrolle në kufirin greko-shqiptar me inspektimeve të plota.