MENU
klinika

Atletja shqiptare

Gega bën bilancin e vitit, ka edhe një garë…

17.08.2018 - 11:49

Atletja Luiza Gega, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ne “Facebook”, ka konfirmuar se për të sezoni 2018 është mbyllur.

Gara finale e 3000 metrave me pengesa në Europianin e atletikës të zhvilluar në Berlin ka qenë e fundit në pistë për Gegën për këtë sezon, e cila tashmë do të nisë pushimet.

Atletja shprehet se për të ky vit ka qenë i mirë në rezultate, më i mirë se një vit më pare, teksa kulmoi me medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.

“Sezoni i garave verore në pistë për këtë vit u mbyll. Si në çdo fushë të jetës, sigurisht edhe në sport, njeriu kurrë nuk kënaqet me ato çfarë arrin, kërkon më shumë e më shumë nga vetja, sidomos kur mendon e beson që i ka të gjitha mundësitë për t’i arritur.

Për vitin 2019 jam gati për më shumë. Pas një analize të të gjithë këtij viti, e dini çfarë më lumturon më shumë??? Pikërisht në këtë periudhë një vit më parë qaja çdo ditë, sepse nuk mundja të vrapoja (nga dëmtimi që kisha në këmbë).

luiza gega
luiza gega

Më besoni, për një sportist kjo është gjëja me e dhimbshme. Ndërkohë, sot kam arritur pothuajse të gjithë objektivat që kisha vendosur dhe jam gati për të vendosur objektiva të rinj në formën time më të mirë.

Këtë periudhë do të bëj pak pushim, jo 100% pasiv, sepse dua të jem në formë për Maratonën e Tiranës, e cila zhvillohet më 7 tetor.

Vitin e kaluar e shijova vërtet shumë dhe mezi pres ta përsëris këtë vit. Dhe për më tepër, është emocion ndryshe të vraposh në vendin tënd ”, – shprehet Luiza Gega, që e mbylli këtë sezon me një vend të katërt në Europian.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin