MENU
klinika

Lagjia e Kodër-Shtufës në rrezik

Gjashtë muaj pas rrëshqitjes, 21 familje ende të pasigurta

21.08.2018 - 15:14

Gjashtë muaj pas rrëshqitjes masive të dherave situata në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër është e pandryshuar. Pallati 8-katësh është ende i mbuluar nga balta dhe kërcënohet nga rreziku i çarjeve të mëtejshme. Përveç marrjes së kampionëve të tokës në shtratin e rrëshqitjes asnjë masë ndërhyrjeje stabilizuese nuk është ndërmarrë. Banorët e pallatit thonë se jetojnë me frikën e stinës së reshjeve.

Që prej muajit shkurt, 21 familjet e këtij pallati bashkëjetojnë me baltën dhe frikën për të nesërmen. Në shtëpinë e Suzana Gërxhollit vendin e mobiljeve prej 6 muajve e ka zënë balta, betoni dhe bimësia që po lulëzon, ndërsa kanë humbur çdo shpresë se mund të rikthehen sërish në banesën e tyre.

Po kaq e vështirë është gjendja edhe në familjen Barjami. Sasia e madhe e baltës ka mbuluar tërësisht ballkonin dhe pjesën e jashtme të shtëpisë, ndërsa muret e brendshme të saj jashtë pushtuar nga myku. Banorët tregojnë se sipas tyre vlerësimi i dëmeve nuk është bërë në përputhje me gjendjen reale. Avancimi i rrëshqitjes së tokës duket edhe në pjesën e sipërme të rrugës, që ka pësuar çarje të mëtejshme të trotuarit duke paralajmëruar se një tjetër situatë e ngjashme, si ajo e shkurtit të këtij viti.

Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj,në përgjigje të situatës tha se ende pritet çelja e fondit dhe transferimi i zbatimit të ndërhyrjes nën përgjegjësinë e bashkisë. Megjithëse pritej që punimet të nisnin në periudhën e thatë dhe të përfundonin para sezonit të shirave ende asnjë institucion nuk ka garantuar për kohën e fillimit të ndërhyrjes.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë