Edhe njëherë, Gjermania, i është përgjigjur deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh me Serbinë. Pas Angela Merkel, ka qënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christain Heldt ku tha se kancelarja gjermane, ka qenë e qartë në deklaratat e saj për korrigjimin e kufijve, pasi sipas tij këto kohë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë.
Ai këto komente i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Financave për krijimin e vendeve të reja të punës në bujqësi, në vlerë prej 6.5 milionë euro. Ambasadori gjerman u shpreh se çështja e ndryshimeve të kufijve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.
“Mendoj se ky kontinent ka parë mjaft sa i përket kufijve në shekujt e kaluar. Pra, le të përpiqemi të përmirësojmë jetën e qytetarëve, të cilit do komunitet që i përkasin në vendet përkatëse dhe mos të përpiqemi të zgjidhim ndryshimet kufitare. Unë mendoj se këto kohë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë”, u shpreh ambasadori gjerman.