MENU
klinika

Greqi – Turqi

Greqi–Turqi, historiku i një marrëdhënieje aspak miqësore

14.08.2018 - 22:28

Kriza e sotme midis dy vendeve ballkanike Greqi dhe Turqi, anëtarë të hershëm të NATO-s është vazhdim i krizave të pandërprera, që kanë shoqëruar marrëdhëniet midis këtyre vendeve.

Marrëdhëniet midis shtetit grek dhe atij turke janë kanë patur periudha të alternuara armiqësie reciproke dhe pajtimi që nga koha kur Greqia fitoi pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane në 1832. Që atëherë, të dy vendet janë përballur me njëri-tjetrin në katër luftëra të mëdha: Lufta e Parë Ballkanike e viteve 1912-1913, Lufta e Parë Botërore në vitet 1914-1918 dhe më në fund Lufta Greko-Turke 1919-22, e cila u pasua nga shkëmbimi greko-turk i popullsisë dhe një periudhë e marrëdhënieve miqësore në vitet 1930 dhe 1940. Të dy vendet hynë në NATO në vitin 1952.

E pas kësaj periudhe krizat midis Turqisë dhe Greqisë kanë qenë të pandërprera. Ndër më të dukshmet kanë qenë krizat që janë thelluar e zgjeruar aq shumë sa i kanë çuar këto dy vende në prag të luftës.

Ndër këto kriza mund të përmendim atë që kishte nisur me Qipron që në vitin 1950, si pasojë e boshllëkut të krijuar nga largimi i britanikëve nga kolonia qipriote. Ndoshta ky është edhe momenti që Turqia bëhet aktore në këtë krizë, pas incidenteve të Selanikut që ndezi zjarrin e një zinxhirin e përplasjeve midis të dy vendeve.

Më pas kriza me përmasa edhe më të mëdha u takon viteve 1963-1964, kur Qipro deklaroi aspiratën e tij për t’ju bashkuar Greqisë. Kontingjente të armatosura dhe të mbështetura nga Greqia dhe Turqia morën pjesë në mënyrë aktive në luftime.

Kriza e vitit 1974 ishte nga më të rëndat, nisja e konfliktit të përjetshëm të Qipros. Tensioni në ishull nisi në mesin e korrikut 1974, pas një grushti shteti kundër presidentit të atëhershëm të Qipros, arkipeshkopit Makarios III. Greko- qiprioti Makarios III ka qenë president i ishullit që nga viti 1959, kur ishulli nuk ishte më një koloni britanike. Ai u bë presidenti i parë i zgjedhur në Republikës e Qipros, pasi ra dakord të hiqte dorë nga çdo plan për bashkimin e ishullit me Greqinë.

Megjithatë grushti i shtetit, u organizua nga një juntë ushtarake në Athinë, që kërkonin atë që grekët e quanin enosis (bashkimi) të ishullit me Greqinë. Makarios III u largua nga detyra dhe junta greke emëroi Nikos Sampson si president de facto i Republikës së Qipros. Turqia, e shqetësuar për aneksimin e ishullit nga Greqia, urdhëroi pushtimin. Dhe një kontingjent prej 33 anijesh turke, 30.000 ushtarësh dhe të paktën 30 tanke pushtuan ishullin nga bregu verior. Kështu Qipro u kthye atëherë në top loje të fuqive të mëdha. E që atëherë, konflikti i Qipros është një gjendje e përhershme.

kolana e librave

Konfliktet në Detin Egje në vitet 1970-1987 shënuan zgjerimin e konfliktit përtej kufijve të Qipros. Përveç grindjeve rreth militarizimit të ishujve grekë pranë bregut turk, konflikte të reja u lidhën pas vitit 1973 u lidhën mbi ndarjen e ujërave territoriale, demarkacionin e shelfit kontinental dhe hapësirën ajrore. Shkaku kryesor i grindjes në Detin Egje ishte zbulimi i depozitave të baseneve të naftës në ujërat kontestuese. Në mars të vitit 1987, të dyja vendet ishin në prag të luftës.

Turqia dhe Greqia erdhën në prag të luftës në vitin 1996 mbi disa ishuj jashtë bregut të Egjeut. Në 25 dhjetor të vitit 1996, anija turke “Figen” u përplas pa dashje në njërin prej ishujve. Me të mësuar këtë fakt, marina greke i shkoi në ndihmë, por kapiteni i anijes refuzoi ndihmën e tyre duke thënë se ishte në ujërat territoriale turke. Grekët pranuan t’a shoqëronin atë në portin turk më të afërt duke i plotësuar edhe procesverbalin e ngjarjes së bashku me koston financiare e asistencës së dhënë prej tyre. Ngjarja u mbajt larg syrit të publikut deri në 20 janar të vitit 1997, kur u publikua në revistën greke “Gramma”. Historia e publikuar rriti mjaft tensionet mes dy vendeve me akuza dhe kërcënime nga të dyja palët.

Tani jemi në 2018 e përsëri në fillim të këtij viti, një incident i acaroi marrëdhëniet. Gazeta turke Hurriyet publikoi videon e një incidenti të ndodhur ne Janar te ketij viti mes një anije të rojes bregdetare turke dhe një anije të armatosur të marinës helene. Incidenti ka ndodhur në zonën pranë Imise. Në video dukej se si anija turke Koycegiz i afrohej me shpejtësi anijes Nikiforos të marinës helene, çka për pak kishte çuar në një përplasje që mund të ishte fatale në marrëdhëniet mes dy vendeve. Anija turke shpejtonte deri në anën e Nikiforos, duke krijuar kontakt me anijen greke, por pa ndikim.

Grekët e konsideruan këtë si një provokim nga ana e Turqisë, provokim që është i disati ne radhe. Ky nuk ishte incidenti i fundit. Më 28 Janar rojet bregdetare turke bllokuan ministrin grek te mbrojtjes Panos Kammenos per tu afruar ne ishujt ne detin Egje. Rojet bregdetare paralajmeruan ministrin i cili ishte nisur drejt ishujve Kardak dhe fill pas kesaj anija greke u largua nga ujerat territoriale te Turqise. Kriza riktheu edhe njëherë të gjitha pretendimet dypalëshe, të nisura që përpara 65 viteve. Të gjitha pretendimet janë rizbuluar dhe të gjitha opsionet për konflikt janë të shpallura.

Dy të humburit më të mëdhenj do të jenë vetë vendet në konflikt, që realisht duket që nuk e duan luftën, por vështirë se kanë hequr dorë nga opsioni i përdorimit të forcës. I humbur i madh sigurisht do të jetë edhe rajoni ynë ballkanik.