MENU
klinika

Gruaja që zbuloi Dalì dhe Pollock

Guggenheim, zonja e madhe e artit

26.08.2018 - 13:26

Sot kujtohet vdekja e Marguerite Guggenheim, e mirënjohur si Peggy, një prej koleksionisteve më të mëdha të artit më Amerikë.

Një dashuri për artin që lindi qysh në moshë të njomë. Peggy ish vetëm 20 vjeç në 1918, kur nis të punojë në Sunswine Turn, një librari e vogël në New York. Pikërisht këtu koleksionistja e ardhshme
hyn në kontakt me eksponentë të rretheve artistike dhe intelektualë të qytetit.
Pastaj, tre vjet më vonë e reja Peggy nis avventurën nëpër botë dhe shpërngulet në Paris ku lidh miqësi të forta që do të zgjasin tërë jetën: me Constantin Brancusi, Djuna Barnes dhe Marcel Duchamp.

Koleksionistja avantgardiste

Në janar të 1938-ës, pas divorcit, dhe vdekjes së të dashurit të dytë, Peggy Guggenheim transferohet në Londër, ku përuron bashkë me Jean Cocteau, galerinë Guggenheim Jeune: bëhet fjalë për të parën e një serie koleksionesh që do ta shndërrojnë në njërën prej mbështetëseve më të mëdha të artit avantgardist europian. Në të vërtetë, në Londër ekspozojnë punimet e tyre ende pa qenë të famshëm Yves Tanguy edhe Vasilij Kandinskij, ndërsa ndër emrat e shquar përmenden Jean Arp, Henry Moore, Antoine Pevsner, Alexander Calder, Henri Laurens, Pablo Picasso, Raymond Duchamp-Villon, Georges Braque, Max Ernst dh Kurt Schwitters.

Gruaja që zbuloi Dalì dhe Pollock

E apasionuar pas artit falë Marcel Duchamp dhe Samuel Beckett, Peggy vendos në 1939, ta shndërrojë koleksionin e saj të Londrës në një muze të vërtetë: ndonëse ishte Periudha e Luftës së Dytë Botërore, ajo blen vepra të shumta nga artistë si Piet Mondrian, Francis Picabia, Fernand Lèger, Salvador Dalì dhe Georges Braque. Teksa lufta vazhdon, kthehet në New York (ushtria gjermane marshon drejt Parisit ku Peggy ishte martuar në 1941 me Max Ernst, piktor surrealist), dhe përuron në Mollën e Madhe galerinë e quajtur ‘Art of this century’: në koleksionin e saj shfaqet emri ende i panjohur i Jackson Pollock. Falë Guggenheim, ai dhe artistë të tjerë amerikanë hyjnë në kontakt me avantgardizmin europian, veçanërisht me Surrealizmin.

Bienalja e Venecias

Pasi u divorcua nga Ernst në 1943, Peggy Guggenheim në përfundim të luftës kthehet në Venecia, ku në 1948 koleksioni i saj paraqitet në Bienale. Pos pak kohësh, blen në Kanalin e Madh Pallatin Venier të Leonëve që kthehet në seli të përhershme të koleksionit të saj. Në 1949 çel zyrtarisht për publikun koleksionin Peggy Guggenheim. Por në 4 nëntor të 1966 veprat duhet të përballen me përmbytjen e jashtëzakonshme të ujit që përfshin lagunën e Venecias. Ishte me fat sepse të gjitha veprat shpëtohen falë rastësisë: qenë paketuar për një ekspozitë që do të zhvillohej në Stokholm.
Pas pak vitesh, koleksioni i Peggy ekspozohet në muzeun Guggenheim të familjes në New York.

Vdekja dhe donacionet

Pasi vendosi t’ia dhurojë Fondacionit Solomon Guggenheim tërë koleksionin e saj dhe Pallati Venier të Leonëve, Peggy vdiq në Camposampiero, në provincën e Padovas në moshën 81 vjeçare më 23 dhjetor 1979. Hiri i saj u vendos në Pallatin Venier në po atë qoshe të kopshtit ku zonja e madhe e artit zakonisht varroste qentë e saj të shumtë. Në 2008 Venecia i kushtoi ekspozitën e titulluar ‘Poi arrivò Peggy’, me rastin e përvjetorit të 60-të të mbërritjes së artistes amerikane në lagunë.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB