Makineritë e Reppie-t në Etiopi djegin 1400 tonë mbeturina në ditë për të furnizuar me energji elektrike 25 për qind të shtëpive të Addis Ababa dhe për t’u siguruar elektricitet më shumë se 3 milion njerëzve, duke krijuar me qindra vende pune.
Për një kohë shumë të gjatë gropa e Koshe-së ka qenë landfilli i vetëm në Addis Ababa. Me rritjen e qytetit u rrit edhe Koshe, derisa arriti masën e 36 fushave futbolli.
Me mijëra njerëz mblidhnin mbeturina për t’i derdhur në vendin e groposjes, shpesh në kushte të rrezikshme.
Në vitin 2017, 114 njerëz u vranë në mënyrë tragjike të bllokuar nga shembja e një landfilli.
Duke i djegur mbeturinat fabrika e re do ta bëjë Koshe-në të sigurt për gjithkënd.
Por si nxirret energjia elektrike nga mbeturinat? Ky proces është shumë i thjeshtë. Goma digjet në një dhomë. Nxehtësia përdoret për të zier ujin dhe avulli i prodhuar drejton një gjenerator me turbinë që prodhon elektricitet.
Por fabrika e re nuk do të prodhojë vetëm energji. 3 milion tulla do të krijohen nga hiri. Dhe mbi tridhjetë milion litra ujë do të rekuperohet nga mbetjet.
Pronarët e tij thonë që konvertimi i dioksidit të karbonit është ekuivalente me mbjelljen e 900 mijë pemëve në vit.
Ky impiant është i pari për Afrikën. Por a do ta ndjekin edhe vendet e tjera shembullin e Etiopisë?
Përgatiti: M.G