Rreth 23 milion fëmijë janë të pashkollë në Pakistan. Rohayl Varind donte t’i kthente ata në bankat e saj.
Në dhjetor të vitit 2016, arsimtari aktivist shoqëror 23-vjeçar krijoi dy degë të Shkollës së Slumit në Faisalabad, rreth 323 kilometra në jug të kryeqytetit Islamabad, duke ofruar orë mësimore natën për fëmijët.
Shkolla nuk pranon dhurata në para. Në vend të kësaj, ajo kërkon ushqim, artikuj shkollorë, dhe laptopë.
Një gjë tjetër interesante në listën e donacioneve të Varindit është pajisja me energji diellore. Që nga fillimi i saj, shkolla është mbështetur në energjinë diellore për të ndriçimin, ventilimin dhe pajisjet teknologjike, duke qenë se është e lirë dhe e lehtë për t’u instaluar dhe përdorur.
Një mbrëmje tipike shkollore shkon nga ora 19:00 deri në orën 21:00, kohë kur Varind u mëson fëmijëve anglisht, urdu, matematikë dhe shkencë. Çdo javë, ai ndan kohën e tij në mënyrë të barabartë midis dy degëve të shkollës, të cilat kanë gjithsej mbi 100 nxënës. Ndonjëherë, vullnetarët, miqtë e tij dhe aktivistët e tjerë në Pakistan, vijnë për të mësuar kompjutera, Taekwondo, dizajn grafik, dhe tema të tjera.
Shumë nga fëmijët që mësojnë në Varind shfrytëzohet si forcë pune. Ata fillojnë të punojnë si ndihmës shtëpie ose shërbëtorë. Shumë djem fillojnë të punojnë në dyqanet e paan-eve (gatim aziatik) ose stalla çaji, kafene apo restorante si kamerierë apo pastrues. Një gjë e zakonshme në shumicën e fëmijëve punëtorë është se ata punojnë gjatë gjithë ditës dhe kanë kohë të lirë gjatë natës.
Burimi: World Economic Forum