Ashtu si edhe pjesa tjetër e botës, Portugalia ka kaluar disa vite tejet të vështira. Me një recesion të fortë dhe papunësi të lartë. GDP-ja e saj u reduktua me 7.9 për qind. Dhe 40 për qind e të rinjve ishin të papunë. Thuajse 500 mijë njerëz braktisën vendin.
Pas gjithë kësaj, qeveria mori frerët në dorë, duke kryer një sërë reformash.
Ndaloi së shkurtuari pagat dhe pensionet në sektorin publik, i dha stimuj fiskalë biznesit dhe punoi për të rritur nivelin arsimor dhe aftësitë e popullatës.
“Kemi krijuar një alternative për gjendjen e rrënuar ekonomike, duke u fokusuar te rritja dhe krijimi i më shumë vendeve pune me cilësi më të lartë”, u shpreh kryeministri i vendit, Antonio Kosta.
Reformat i çuan investimet në biznese mbi mesataren e Bashkimit Evropian si dhe fuqizuan sistemin bankar.
Prej atëherë, përherë e më shumë investime janë kanalizuar drejt bizneseve të eksporteve dhe qeveria ia ka dalë të ulë nivelin e borxhit kombëtar, të mbrojë rritjen e fituar rishtas, duke manaxhuar me kujdes shpenzimet publike.
Por nuk ka vetëm lajme të mira: shumë sindikata kërcënojnë me greva urie, duke qenë se besojnë se këto reforma janë të pamjaftueshme.
A na tregon rikuperimi i Portugalisë një alternativë shtrëngimi fiskal?