MENU
klinika

10 mami 1000 banorë

Japonia është vendi më i sigurt në botë për të sjellë në jetë një fëmijë

05.08.2018 - 20:00

Foshnjat e porsalindura në Japoni pritet të jetojnë deri në 83 vjeç. Vendi ka mbi 10 mami dhe infermiere për 1000 banorë dhe sisteme shëndetësore të mirëthemeluara, me punonjës shëndetësorë tejet të kualifikuar dhe me standarde të larta higjiene dhe furnizim të pastër të ujit të pijshëm.

Islanda, Singapori dhe Finlanda gjithashtu kanë nivele të ulëta vdekshmërie. Por Pakistani është vendi më i rrezikshëm në botë për të sjellë në jetë një fëmijë, ku 1 në 22 foshnje kanë gjasa të vdesin.

Ka një ndryshim drastik midis vendeve me të ardhura të ulëta dhe atyre me të ardhura të larta. Por pasuria nuk është faktori kryesor në këtë ngjarje. Kuvajti dhe SHBA-ja raportojnë norma fare pak më të larta se Ukraina dhe Sri Lanka.

Po vendi ynë, çfarë mund të bëjë për të mbrojtur të porsalindurit?