MENU
klinika

Policia heton ngjarjen

Kavajë, treni përplaset me makinën; 6 të plagosur

17.08.2018 - 10:04

Aksident në afërsi të stacionit hekurudhor të Golemit. Një familje me 6 persona u përfshi në një aksident hekurudhor që ndodhi mëngjesin e sotëm te vendi i quajtur Përroi i Agait, në territorin e bashkisë së Durrësit.

Një automjet me targa të huaja që po kalonte mbi shina është përplasur nga treni i udhëtarëve. Në automjet ndodhej një familje mes të cilëve 4 fëmijë, të cilët janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia e Durrësit bën të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Treni që lëvizte drejt Elbasanit ka qenë me shpejtësi të ulët dhe e ka marrë përpara mjetin për disa metra deri në çastin e frenimit të plotë.

Kalimi i paligjshëm i mjeteve dhe këmbësorëve mbi linjat e hekurta vazhdon të shkaktojë të lënduar e viktima me një kosto të lartë për shoqërinë. Prej vitesh është ngritur shqetësimi për mbylljen e këtyre kalimeve të paligjshme por drejtues mjetesh dhe këmbësorë vazhdojnë t’i përdorin për të shkurtuar rrugë pa marrë parasysh rrezikun e pasigurinë.

Dyshohet se në aksidentin e fundit ka qenë vetëbesimi i tepruar i drejtuesit të mjetit se mund ta kalojë linjën hekurudhore para afrimit të trenit, që ka vënë në rrezik jetët e të gjithë familjarëve që ndodheshin në mjet.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës