MENU
klinika

E provuar shkencërisht

Këto gra i “fusin frikën” burrave

25.08.2018 - 21:37

Studiuesit nga Universiteti i Buffalo, në Kaliforni,  kanë arritur në përfundimin se burrat nuk para u afrohen grave inteligjente sepse u duken intimiduese.

Për 105 burrat e parë që morën pjesë në studim u krijua një situatë hipotetike lidhur me gratë, të cilat kishin arritur të merrnin pikë të barabarta me burrat në shkenca si dhe në gjuhën angleze. Burrave më vonë iu është kërkuar që të rendisin gratë duke i imagjinuar si partnere romantike. Sipas këtij studimi burrat ishin shumë të dhënë pas grave që ishin më inteligjentë se ta.

Në studimin e dytë, iu kërkua po të njëjtit grup burrash, nëse do të dëshironin që të kishin një partnere më inteligjente se ta. Në pjesën më të madhe ata i klasifikuan vajzat inteligjente si jo tërheqëse dhe më pak të gatshme për takime.

Në fakt preference për gratë më pak inteligjente në jetën reale përtej studimit mund të jetë edhe pasojë e faktorëvë të tjerë.

Siç kanë vënë në dukje autorët në një studim të bërë publik në revistën American Economics, “burrat nuk i preferojnë gratë inteligjente, pasi i tremben refuzimit të tyre.”

Një nga bashkëautorët e studimit, profesori i psikologjisë Lora Park, tha se burrat që ndjehen të kërcënuar nga inteligjenca e grave, mund të përmirësojnë veten për t’ju përshtatur atyre.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain