MENU
klinika

Foto e rrallë

Kur përurohej fototeka “Marubi”

19.08.2018 - 17:51

Në Ditën Botërore të Fotografisë Muzeu Marubi në Shkodër ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë moment nga inaugurimi i Fototekës Marubi në 1970-ën.

Në foto pozojnë së bashku fotografët Dedë Jakova, Shan Pici, Gegë Marubi, Pjetër Rraboshta e Angjelin Nenshati.

Arkivat e të lart përmendurve përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të historisë tonë përmes objektivit të tyre të kujdesshëm e gjithnjë të pranishëm në ngjarjet e momentet më të rëndësishme.

Fototeka Kombëtare “Marubi”, është ndër institucionet më të vjetra të kulturës shqiptare e në veçanti të fotografisë shqiptare, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë me fotografitë e saj.

Fototeka “Marubi”, që nga themelimi e deri në ditët e sotme është e vendosur në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër.

Kjo fototekë është një ndër institucionet kulturore më të vjetra në Shqipëri, me një histori 158 vjeçare.

Pas përurimit të tij, Muzeu Virtual Marubi pushtoi internetin.

Shkodranë dhe jo vetëm nisën të kërkonin mes 100 mijë fotove të dixhitalizuara nga arkivat e pasura të fototekës, për të gjetur të parët e tyre.

Ky muze synon të nxisë turizmin vendas, duke ofruar online kulturën dhe historinë e Shqipërisë.