MENU
klinika

Fotot

Mesfushorja shqiptare feston me shqiponjë ndaj Ukrainës

31.08.2018 - 18:19

Mesfushorja shqiptare që përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani, ishte njëra prej golashënueseve në fitoren e përfaqësueses së saj kundër Ukrainës.

Ekipi i femrave të Suedisë triumfoi me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimit për Kampionatin Botëror.

Futbollistja e Linkopings FC e realizoi golin e tretë të Suedisë (51′), ndërsa golat tjerë i shënuan Elin Rubensson (34′) dhe Magdalena Ericsson (38′).

Mediat suedeze i kanë kushtuar rëndësi festës së 29-vjeçares, e cila e bëri shqiponjën me duar në shenjë festimi.

Kosovarja ka lindur në Kristianstad të Suedisë, mirëpo prindërit e saj janë nga Kosova, gjë që përkon edhe me emrin e saj.

Lojtarja shqiptare në ndeshjen kundër Serbisë, kishte uruar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në Kampionatin Botëror kur  bënë shqiponjën me duar ndërsa tani e ka bërë vetë të njëjtën gjë.

Nga shtatë ndeshje të zhvilluara në Grupin 4, ekipi i femrave të Suedisë ka regjistruar gjashtë fitore dhe vetëm një humbje, dhe e kryeson grupin me 18 pikë.

Asllani është futbollistja kryesore e kësaj përfaqësuese, ndërsa gjatë karrierës ka veshur edhe fanellat e Paris Saint-Germainit dhe Manchester Cityt.