12.08.2018 - 14:39
Tenisti spanjoll Rafael Nadal është kualifikuar për në finalen e turneut Masters të Torontos, ku do të përballet me rivalin grek Stefanos Tsitsipas.
Ky është turneu i parë “big” në fushat me çimento pas grand slemit të Wimbledon, ku Nadal do të kërkojë triumfin e radhës ndaj një rivali surprizë, por që deri më tani ka bërë një paraqitje të mirë.
Tstsipas ka eliminuar serbin Novak Djokovic në çerekfinale, por ende nuk ka përvojën e Nadal, që shihet si favorit.
Në gjysmëfinale, Nadal mundi rivalin rus Karen Khachanov me rezultatin 2-0 (7-6, 6-4), një ndeshje ku numri 1 në botë vuajti disi për të fituar.