MENU
klinika

Kundër Thaçit

Ndryshim kufijsh? DASH si Gjermania: Jo

25.08.2018 - 09:25

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë të premten në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka komentuar qëndrimin e John Bolton dhe sipas Zërit të Amerikës në gjuhën serbe, në State Department u është thënë se nuk kanë çfarë t’u shtojnë deklaratave të Bolton.

kolana e librave

Ndërkohë analisti dhe profesori Danile Serwer ka thënë se SHBA është e gatshme të pranojë shkëmbimin e territoreve nëse palët pajtohen. Serwer ka thënë se Gjermania nuk do të pranojë ndryshimin e kufijve në Ballkan. Sipas tij kur amerikanët edhe europianët kanë dallime për Ballkanin atëherë kjo është diçka e keqe.

Është me rëndësi të merret parasysh se dy palët vështirë e kanë të pajtohen. S’mund të ketë vetëm ndarje të Kosovës. Nëse Serbia e do veriun e Kosovës atëherë Prishtina e kërkon Luginën e Preshevës e këtë vështirë se do ta pranojë Serbia”, ka thënë analisti.