MENU
klinika

Qendra e qytetit

Në zemër të harmonisë fetare

24.08.2018 - 17:21

Nëse “harmonia fetare” duhet ilustruar vizualisht, qyteti i Elbasanit do të ishte një ndër zgjedhjet e duhura për të mishëruar këtë gur të çmuar të Shqiptarisë. Trekëndëshi i tre kulteve të ndryshme fetare të vendosura brenda një perimetri të vogël prej disa metrash është motiv ndalese për çdo vizitorë të huaj që mund të mos e ketë planifikuar Elbasanin si destinacion. Në qendër të qytetit, aty ku shtrihet kalaja, vetëm pak metra larg nuk mund të mos bie në sy sesi qëndrojnë në krah të njëra-tjetrës xhamia e vjetër, kisha katolike dhe ajo ortodokse.

“Destinacioni ynë është Pogradeci, por ndaluam pak në Elbasan sepse na tërhoqi kjo pamje. Është bukur të njihesh përmes Kalasë me historinë e qytetit si dhe me tre objekte kulti të vendosura kaq pranë njëra-tjetrës” – tregon një turiste franceze. Teksa një turist italian shprehet kështu: “Elbasanit i pëlqej shumë kishën dhe xhaminë. Kam ardhur njëherë krejt rastësisht këtu dhe tani po rikthehem për herë të dytë. Të jep një ndjesi paqeje të kundrosh simbolin e kësaj harmonie fetare në qendër të qytetit”

Kisha në Elbasan është një ndërtim i hershëm që në vitin 1618-të dhe gjithçka brenda saj ka mbetur e paprekur duke i mbijetuar kështu furisë së shkatërrimit të objekteve të kultit pas ndalimit të fesë nga regjimi komunist në vitin 1967. Megjithëse kisha ka qenë aty, asnjë nga përfaqsuesit e klerit të krishterë nuk ka shprehur ndonjë shqetësim më pas me krijimin e objekteve të tjera të kultit, paçka se të një besimi tjetër.