Kanë qenë të shumtë ata që e kanë nënvlerësuar aftësitë e Trump, por të gjithë kanë mbetur të zhgënjyer.
Ka qenë duke falimentuar 2 herë gjatë karrierës si biznesmen dhe kur të gjithë prisnin dorëzimin e tij ka arritur të ngrihet akoma më i fuqishëm. Gabuan kolegët e partisë së tij republikane kur vendosi të garojë për primaret brenda partisë për garën presidenciale. Natyrisht gabuan edhe demokratët kur e konsideronin garën presidenciale një formalitet për Klintonin.
Gabuan evropianët kur konsideruan Trump si inkopetent për punët e mëdha botërore dhe po kështu anëtarët e NATO-s që e konsideronin kërcënimet e tij si propogandë.
E kështu me radhë kinezët, që përfunduan në një luftë tregtare të vërtetë, rusët që menduan se Trump do ta kishin të ”tyre” përfunduan me sanksione që asnjë president s’ua kishte vendosur më parë. E të tjerë si Irani, Kim Jong, Palestinezët, Katari, Venezuela, Pakistani dhe lista është pa fund…
I fundit në radhë ishte Erdogani…
Erdogani i nisi marrëdhëniet me Trump në mënyrën më të mirë të mundshme duke përfituar edhe nga fakti që Trump i pëlqen njerëzit e fortë dhe grushti i shtetit kishte ndodhur në kohën e Obamës.
Por goditja e parë ishte kur Trump refuzoi të dorëzonte Fetullah Gulen që Turqia e konsideroi si organizatorin kryesor të grushtit të dështuar të shtetit.
Turqia në këta dy vjet ka lëvizur në politikën e jashtme në mënyre asimetrike. U fut në Siri në marrëveshje me Putin duke luftuar kurdët që mbështeteshin nga SHBA, iu kundërvu Amerikes për Jeruzalimin dhe deklaroi se nuk do t’i bashkohet SHBA në sanksione kundër Iranit dhe vendosi blerjen e S-400 tek rusët duke sfiduar hapur NATO n,
Turqia bëri edhe një gabim të madh në vleresim duke mohuar lirimin e Brunson një evengjelist i akuzuar për pjesmarrje në grushtin e shtetit.
Gabimi konstistoi në faktin që Trump në shtator nis fushatën elektorale parlamentare dhe evangjelistët janë një pjesë mjaft e rëndësishme e elektoratit që mbështet Trump.
Evangjelistët( pjesë e protestanizmit) në SHBA janë reth 97 milion banorë, nga të cilët numri i votuesve nga ky grup përbën 20% te elektoratit dhe mbi 80% e tyre kanë votuar Trump. Beteja për lirimin e tij do t’i jepte atij dhe Partisë Republikane një mbështetje fondamentale në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm.
Të gjitha se bashku e bindën Trump dhe administatën amerikane se kishte ardhur koha për t’i dhënë një bordate një aleati që praktikisht kishte dalë jashtë kontrollit.
Ajo që e bënte Erdoganin të ndjehej i fortë ishte gjendja e ekonomise turke. Është ekonomia me rritjen ekonomike më të madhe në bote mbas Kinës në 10 vitet e fundit.
Turqia ka një GDP në nivel 850 miliard dollarë në terma nominale (ekonomia e 17 në bote ) dhe 2,1 triliard dollarë në terma të paritetit të fuqisë blerëse (ekonomia e 13 në botë) . Turqia synonte me këtë ritme të arrinte të bëhej ekonomia e 10 e botës brenda vitit 2020.
Në terma makroekonomike Turqia konsiderohej një model për ekonomistët globaliste. Rritje ekonomike 7 % për vitin 2017 , dificiti buxhetor 2,3 %, borxhi publik 28 % e GDP.
Pak vende kishin tregues të tillë makroekonomik , por Turqia kishte thëmbrën e saj të Akilit. Kompanitë dhe bankat turke kishte marrë borxhe në këto 8 vitet e fundit në nivelin e 145 miliard dollarë në bankat Perëndimore.
Tashmë me goditjen e lirës turke që humbi reth 40% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit kompanitë turke që punojnë me lirën turke pësuan nje goditje fatale për gjithë ekonomine turke dhe vecanërisht gjithë popullsia turke që paguhet në lira që pëson nje rënie drastike të fuqisë blerëse.
Skenarët që hapen përpara janë nga pesimistë deri në katastrofikë dhe mund të shkojë nga falimentime masive me humbje kolosale ekonomike deri në skenarin katastrofik të default.
Turqisë tashmë i duhet urgjentisht një financim prej të paktën 30 miliard dollarë që mund t’ja japin vetëm FMN ose bankat perëndimore, por duke parë sjelljen emotive të Erdoganit, vënien nën kontroll të Bankës Qendrore të Turqisë që edhe në këto momente kritike nuk rrit normën e interest, emërimi i dhëndrit 31 vjecar Ministër të Financave, investitorët e huaj kanë filluar të largohen dhe është gati e pamundur që dikush nga perëndimi t’i vijë në ndihmë .
Ngelet vetëm Kina, Rusia, dhe Katari, por edhe ata me ekspozimin borxhit ndaj perëndimit të ekonomise turke është e vështire që t’i hyjnë një aventure të tillë.
Pra duket se Turqia për herë të parë po braktiset në fatin e vet.
Trump jo vetëm që nuk jep asnjë shenjë ndihme në qoftë se Turqia nuk thyhet dhe nuk liron evangjlistin Brunson, por ditën e premte kur lira turke ishte në pikiatë i dha edhe një bordate tjetër duke e rritur tarifën importit të celikut turk, nga 25 që e kishte vendosur një javë përpara në 50%. Sinjali ishte i qartë, braktisni Turqinë në rast se nuk kthen rrugë.
Kërcënimet që bën Erdogani se do të dalim nga NATO, do të gjejmë aleatë të tjerë dhe se do të braktisin dollarin për monedha alternative nuk e impresionojnë Trump.
Tashmë zaret janë hedhur dhe Turqia duhet të përballet me hakmarrjen e fuqisë më të madhe të botës dhe me levat e fuqishme që ajo zotëron mund t’i jap ekonomisë turke goditje apokaliptike.
Gabimi i Erdogan që e nënvlerësoi vendosmërine e Trump (ashtu si shumë të tjerë para tij), ka një kosto mjaft të lartë që duhet të paguhet nga Turqia.
Nga Albert Çaçi