MENU
klinika

Makinë me 1 mln pjesë

Një Bugatti Chiron për 350 dollarë!

31.08.2018 - 12:42

Një Bugatti Chiron për vetëm 350 dollarë? Duket çmenduri, por në fakt është e vërtetë, megjithëse nuk bëhet fjalë për makinën super të shpejtë, por për një prototip të ndërtuar me lego.

Kompania Lego ka ndërtuar një model të makinës më të shpejtë në botë nga më shumë se 1 mln pjesë dhe 2,300 motorë lodrash, duke rikrijuar Chironin Bugatti.

Përveç kornizës së çelikut, riprodhimi i përmasave është bërë tërësisht nga pjesët LEGO ose LEGO Technic.

Dizajni mahnitës blu “shtyu kufijtë e asaj që ndërtuesit e LEGO mendonin se ishte e mundur”, tha kompania dhe mund të ndërtohet edhe në shtëpi.

Ajo kushton 350 dollarë, peshon 1.500 kg dhe mund të ketë një shpejtësi maksimale prej 19 km në orë me 5.3 kuaj fuqi – ndërsa versioni i vërtetë mund të ketë një shpejtësi prej 403 km në orë, duke arritur një shpejtësi prej 90 km në 5.2 sekonda dhe kushton rreth 3 milionë dollarë.