Në nxehtësinë e stinës së verës, zjarret në qytetin e Gjirokastrës nuk kanë burimin tek temperaturat e larta, por tjetërkund. Amortizimi i rrjetit elektrik në banesat e qytetit të gurtë mbetet një vatër që prodhon kohë pas kohe zjarre veçanërisht në zonën muzeale të Gjirokastrës.
Është inspektori pranë repartit të zjarrëfikseve, Petrit Cekani që bën me dije për Konica.al shqetësimin e tij, teksa thekson domosdoshmërinë e kryerjes së restaurimeve.
“Nuk mund të merret si e mirëqenë që banesat të rrezikohen si pasojë e linje të amortizuar, qoftë kjo edhe nëse është banese e pabanuar, pasi arkitektura e qytetit i ka vendosur shtëpitë gjirokastrite të mbështetura tej njëra tjerës dhe situate në një rast të tillë do të dilte jashtë kontrolli e me pasoja të mëdha.”
13 vatra zjarri janë rregjistruar gjatë këtyre muajve të fundit në zonën muzeale mes tyre edhe ai në banesën e Musine Kokalarit, e cila i shkrumbua plotësisht.