MENU
klinika

Dominon Amerika dhe Kina

Universitetet më të mira në botë

03.08.2018 - 20:00

Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) mbetet universiteti më i mirë në botë për vitin e shtatë me radhazi, sipas renditjes më të fundit nga firma Quacquarelli Symonds e kërkimit shkencor.

Çdo vit, QS rendit universitetet në mbarë botën duke përdorur një metodologji që vlerëson reputacionin akademik, reputacionin e punëdhënësit, numrin e studentëve në fakultet, si dhe reputacionin ndërkombëtar.

Duke përdorur një sistem me pikë, QS normon universitetet nga 1 në 100. Ata përdorin këto numra për të përcaktuar universitetet më të mira në botë.

MIT shënoi 100 në çdo kategori, dhe fitoi një rezultat të përgjithshëm të përsosur, duke mposhtur skuadrën e Harvardit dhe Oxford University.

Renditjet e fundit u botuan të martën mbrëma dhe mund të gjenden në faqen e internetit të QS.

39 universitete fituan një vlerësim prej më shumë se 80 nga 100 pikë, që përfshin katër kontinente dhe pothuajse një duzinë vendesh të ndryshme. SHBA-ja dominon kreun e listës, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Kina janë gjithashtu lart.

39. Universiteti i Melburnit, Australi – 80.1

38. Shkolla e Ekonomisë në Londër, UK – 80.2

37. Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong – 80.5

36. Universiteti Kombëtar i Seulit, Koreja e Jugut – 80.6

35. Universiteti i Kiotos, Japoni – 81.2

34. Universiteti Northwestern, SHBA – 81.5

33. Universiteti McGill, Kanada – 81.7

32. Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles, SHBA – 81.9

31. King’s College London, Mbretëria e Bashkuar – 82.5

30. Universiteti i Pekinit, Kina – 82.6

29. Universiteti i Mançesterit, Britani e Madhe – 82.9

28. Universiteti i Torontos, Kanada – 83.0

27. Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, SHBA – 83.2

26. Duke University, USA – 83.9

25. Universiteti i Hong Kongut – 84.3

24. Universiteti Kombëtar Australian, Australi – 84.4

23. Universiteti i Tokios, Japonia – 85.3

22. Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne, Zvicër – 85.8

21. Universiteti Johns Hopkins, SHBA – 85.9

20. Universiteti i Miçiganit, SHBA -86.4

19. Universiteti i Pensilvanisë, SHBA – 86.5

18. Universiteti i Edinburgut, Britani e Madhe – 86.9

17. Universiteti Tsinghua, Kinë – 87.2

16. Universiteti Columbia, SHBA – 88.5

15. Universiteti Yale, SHBA – 89.6

14. Universiteti Cornell, SHBA – 90.5

13. Universiteti Princeton, SHBA – 90.9

12. Universiteti Teknologjik Nanyang, Singapor – 91.3

11. Universiteti Kombëtar i Singaporit, Singapor – 92.0

10. University College London, UK – 92.9

9. Universiteti i Çikagos, SHBA – 93.2

8. Kolegji Imperial në Londër, Mbretëria e Bashkuar – 93.3

7. ETH Zurich (Instituti Federal i Teknologjisë Zvicerane), Zvicër – 95.3

6. Universiteti i Kembrixhit, Britani e Madhe – 95.6

5. Universiteti i Oksfordit, Britani e Madhe – 96.8

4. Instituti i Teknologjisë Kaliforni, SHBA – 97.2

3. Universiteti i Harvardit, SHBA – 98.5

2. Universiteti Stanford, SHBA – 98.6

1. Massachusetts Institute of Technology, SHBA – 100