MENU
klinika

Euro Volley U-19 Femra

Organizimi i Europianit, sukses i Shqipërisë

31.08.2018 - 17:30

Shqipëria është mikpritëse e një veprimtarie madhore të volejbollit ndërkombëtar, pasi nga data 1 deri më 9 shtator 2018, do të jetë kryeqendra e volejbollit Europian për kombëtaret U-19 për femra.

Një ditë përpara nisjes së këtij kompeticioni, zëvendës-Presidenti i CEV-it dhe shefi i Thesarit, Ozkan Mutlugil, kreu i FSHV-së, Erlind Pëllumbi dhe Sekretari i FSHV-se, Albens Vokopola kanë dalë në një konferencë për media.

Ata kanë njoftuar se përgatitjet kanë përfunduar dhe se gjithçka është gati, duke premtuar se ajo çfarë do t’u dhurohet shikuesve është një volejboll i bukur dhe një garë në kushte të barabarta.

presidenca e volejbollit
presidenca e volejbollit

Në fjalën e tij, zëvendës-Presidenti i CEV, Mutlugil ka vlerësuar punën e bërë nga ana e Federatës Shqiptare të Volejbollit, sipas së cilit, vendi ynë ka bërë progres e që kjo evidentohet lehtësisht.

“Dua të falënderoj Shqipërinë për këtë organizim, Shqipëria është shumë e rëndësishme për ne sepse ka një histori suksesi në volejbollin Europian, pasi një pauzë, por me ardhjen e Pëllumbit në krye të FSHV, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Prandaj ne duam t’i mbështesim dhe u dhamë mundësinë sepse kanë një skuadër të mirë, por edhe një ekip të mirë organizimi”, – u shpreh Mutlugil.

Nga ana tjetër, Presidenti Pëllumbi është shprehur i bindur se, pavarësisht vështirësive që kanë hasur në organizimin e këtij eventi, Shqipëria ia ka dalë, madje duke i vendosur edhe një notë punës së tyre që shkon afër maksimales.

volejboll presidenca
volejboll presidenca

Vështirësitë janë të mëdha, por ne ia kemi dalë. Nota do të jepet në fund të këtij aktiviteti, por mendoj se do jetë midis 9-10”, – u shpreh kreu i FSHV, Pëllumbi.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse, të cilët të pyetur për pritshmëritë nga ky event, janë shprehur se synimi i tyre është që të kenë një paraqitje sa më dinjitoze.

Në këtë event, marrin pjesë gjithsej 12 ekipe, të ndara në 2 grupe. Ndeshjet do të zhvillohen në mjediset e Akademisë Sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, ndërsa më pas edhe sallën sportive të lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet.

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit