MENU
klinika

US Open, tenis femra

Pas eliminimit të Halep, nuk ka më surpriza

28.08.2018 - 15:54

Eliminimi i tenistes rumune Simona Halep që në takimin e parë të US Open ishte surpriza më e madhe e këtij grand slam, që ka vijuar normalisht me takimet e tjera të raundit të parë.

Në turin e dytë avancon tenistja spanjolle Garbine Muguruza, e cila mundi 2-0 (6-3, 6-0) kinezen Shuai Peng, në një takim që ishte një formalitet për numrin 3 në botë.

Mirë ka nisur ky turne për të dyja motrat Williams, të cilat fituan në përballjet e raundit të parë. Venus mposhti 2-1 rusen Zvetlana Kunzetsova (6-3, 5-7, 6-3), një ndeshje me rivalitet edhe pse tenistja amerikane kishte një marsh më shumë.

Serena Williams v Magda Linette - Day 1
Serena Williams v Magda Linette – Day 1

Ndërsa Serena fitoi 2-0 (6-4, 6-0) ndaj polakes Magda Linete, ndeshje e dominura nga tenistja amerikane, superiore në fushë. Fiton edhe tenistja bjelloruse Viktoria Azarenka, që mposhti 2-0 (6-3, 7-5) sllovaken Viktoria Kuzmova, duke prerë një bilet për më tej.

Në takimet e tjera të raundit të parë për femra të luajtura deri më tani spikatin edhe fitoret e amerikanes Sloane Stephens (fitoi 2-0 ndaj Evgenia Rodina), ukrainases Elina Svitolina (fitoi 2-0 ndaj Sachia Vikery) dhe çekes Karolina Pliskova (fitoi 2-0 ndaj Zarina Diyas).