MENU
klinika

Tenis, turneu amerikan

Plot 53 mln dollarë shpërblime në “US Open”

27.08.2018 - 13:36

Shifra të tilla nuk ishin parë kurrë dhe kjo ka rritur edhe më shumë interesin për turneun amerikan të tenisit “US Open”, një nga turnetë më prestigjozë që organizon ky sport.

Shoqata Amerikane e Tenisit (USTA), organizatore e grand slam të US Open, turne që nis sot në Nju Jork, ka bërë me dije se për edicionin e këtij viti do të shpërndajë 53 milionë dollarë për pjesëmarrësit, një shifër rekord për këtë turne.

Organizatorët bëjnë me dijë se shuma është rritur me 6% krahasuar me një vit më parë (50.4 milionë), duke e bërë mjaft tërheqës turneun për sponsorët e ndryshëm që kanë vendosur të investojnë.

us open
us open

Çka do të thotë që premio që do të marrin tenistët për çdo raund është më i madh se vejt. Kjo është hera e parë që një grand slam arrin të shpërndajë kaq shumë parà për tenistët pjesëmarrës, duke mundur edhe konkurencën e turneve të tjerë të mëdhenj.

Ja premio që do të marrin tenistët sipas raundeve

Fituesi, 3.8 milionë dollarë

Finalisti, 1.85 milionë dollarë

Gjysmëfinalistët, 925 mijë dollarë

Çerekfinalistët, 475 mijë dollarë

Raundi 4, 266 mijë dollarë

Raundi 3, 156 mijë dollarë

Raundi 2, 93 mijë dollarë

Raundi 1, 54 mijë dollarë