MENU
klinika

US Open, New York

Pretendentët kalojnë pa problem turin e parë

29.08.2018 - 11:20

Janë luajtur ndeshjet e fundit të raundit të parë të grand slam të US Open, ku tenistët “big” kanë fituar pa shumë probleme, duke avancuar më tej. Numri 2 në botë, Roger Federer, fitoi 3-0 ndaj Yoshihito Nishioka (6-2, 6-2, 6-4), ndeshje e komanduar nga tenisti zviceran, që tregoi një formë të mirë edhe pse rivali ishte modest.

Pa probleme ka fituar edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 hungarezin Marton Fuscovics (6-3, 3-6, 6-4, 6-0), ndeshje ku për një moment serbi rrezikoi, kur humbi setin e dytë. Në turin e dytë shkon edhe gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-0 (6-2, 6-1, 6-2) kanadezin peter Polansy, ndërsa australiani Nick Kyrgios eliminoi moldavin Radu Albot, duke fituar 3-1 (7-5, 2-6, 6-4, 6-2).

Një kualifikim të lehtë pati edhe kroati Maric Cilic, që përfitoi nga tërheqja e rivalit Marius Copil në setin e tretë. Në raundin e dytë shkojnë edhe francezët Richard Gasquet, Julien Benneteau, Nicolas Mahut, Benoit Paire, Pierre-Hugues Herbert dhe Gael Monfils.