MENU
klinika

2500 kilometra rrugë kalimi

Kili ka krijuar 5 parqe kombëtare sa sipërfaqja e Zvicrës

06.08.2018 - 09:02

Arsyeja? Për të mbrojtur pyjet me reshje të dendura shiu, zonat me bar dhe jetën e egër të Patagonias.

Kili do t’i lidhë të gjitha parqet kombëtare duke krijuar një rrugë kalimi për turistët 2500 kilometra të gjatë.

Më shumë se 4000 kilometra katrorë tokë është dhuruar nga Kristine Tompkins, e cila ia dha këtë tokë qeverisë kiliane pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Doug Tompkins.

Është sipërfaqja tokësore më e madhe e dhuruar në botë.

Çifti e bëri pasurinë përmes firmave të veshjeve North Face dhe Patagonia. Ata blenë hapësira tokësore të mëdha në Patagonia. Dhe për të shmangur bërjen e ndërtimeve në këto toka Patagonia shfrytëzon pjesën më jugore të Amerikës së Jugut. Dhe është i famshëm për pinguinët e tij, luanët e detit dhe balenat.

Ndoshta është koha të shtojmë Pantagonia në listën e destinacioneve për t’u vizituar.