MENU
klinika

Nga Albert Çaçi

Rivaliteti i korridoreve aziatike

26.08.2018 - 20:40

Pesha e ekonomisë botërore është duke u zhvendosur me shpejtësi në mënyrë të pakthyeshme drejt Azisë .

Në vitin 2050 Kina do të arrijë sipas ekspertëve ekonomikë shifrën stratosferike të GDP në terma PPA (paritet të fuqisë blerëse) të 58 triliard dollarë nga 17 që e ka sot . Por në vend të dytë nuk do jenë më SHBA- 34 triliard, por India me 44 triliard dollar.

Kina dhe India do të jenë ekonomitë dominuse të botës në këtë shekull.

Gjithashtu në këto dy vende do të banojne reth 3 miliard banorë (India 1,57 dhe Kina 1,46 miliard ) rreth një e treta e 9 miliard banorëve që parashikohet të ketë planeti ynë në vitin 2050.

Të dy gjigantët aziatike, të cilët për nga potenciali ekonomik, njerëzor dhe ushtarak do të jenë në klubin e 4-5 superfuqive botërore të botës shumëpolare të shekullit te 21, kanë filluar të artikulojnë strategjitë e tyre të ekspansionit pasi kanë nevojë urgjente për tregje.

Kina dhe India për momentin nuk konsiderohen fuqi detare globale që të mund të rivalizojnë SHBA në strategjinë globale. Por mbas dy dekadash këta dy vende me investimet masive që po bëjnë do të kenë sejcila flota luftarake detare te nivelit oqeanike dhe do të kenë vizione të tjera per botën.

Për momentin rivaliteti i tyre po synon depërtimin dhe ekspansionin në kontinentin aziatik dhe me tej në Euroazi.

Lëvizjet e tyre pozicionohen në skemën gjeopolitike të gjeometrise variabël . Afrimi strategjik i Kinës me Rusinë po e shtyn Indinë në një aleance me SHBA dhe Japoninë dhe ka filluar të duket qartë që interesat e secilit po vijnë gjithnjë e më tepër në përplasje me njëri tjetrin

Në këtë kuadër Kina ka nisur projektin gjigand të Rrugës së Mëndafshit prej mbi 1 triliard dollare në 10 vitet e ardhëshme.

Është një projekt shumë dimensional që synon një ekspansion të ratifikuar të gjithë Azizë. Për këtë janë projektuar katër korridore ,1- në drejtimin e Kazakistan- Rusi- Evropë, 2-në drejtimin Afganistan-Iran- Turqi , 3- Kinë- Vietnam- Tailandë-Singapor dhe 4-ai që nervozon me shumë Indine është korridori 3000 km nga Kashgar Kina perëndimore në Gwadar Pakistan – deti Arabisë- Oqeani Indian .

Pakistani ,armiku i saj historik tashmë i përfunduar në orbiten kineze i mbyll Indise cdo komunikim tokësor me kontinentin aziatk nga veri- perëndimi pasi me veri jane Himalajet.

Portin e Gwadarit që Kina e ka marrë për 50 vjet në koncension dhe që ka nisur të investojë 60 miliard dollarë dhe mbi të gjitha lidhja e tij me hekurudhë të shpejtë me Perëndimin e Kinës do të kthehet për Kinën një arterie vitale stategjike pasi mund të reduktojë kalimin në ngushticën e rrezikshme të Malages të kontrolluar nga SHBA.

India këtij plani strategjik kinez i është përgjigjur me planin e saj alternativ, Korridorin Veri- Jug që synon lidhjen Indi -Iran- Rusi-Evropë dhe për këtë ka identifikuar si aleat strategjik Iranin .

Stabiliteti i Indisë varet në një pjesë të madhe nga politika e saj energjetike pasi paraqet pikën kyce te zhvillimit të saj ekonomik. India importon 80% te naftës dhe këtu Irani ka nje rol stategjik për një vend që ka mungesë të theksuar të burimeve energjetike. Por nga ana tjetër Irani ka mungesa te theksuara te produkteve ushqimore dhe vetem për importimin e orizit nga India vitin e shkuar shpenzoi 2,3 miliard dollare

India ka marrë së fundmi në koncension portin e Chabaharit në Detin e Arabisë vetëm 50 km larg portit te Gwadarit në Pakistan dhe ka nisur një investim prej 500 milion dollarë për modernizimin e tij dhe ngritjen e komplekseve siderurgjike dhe të rafinerive që të importoj naftë të rafinuar nga Irani .

Po kështu ajo ka nisur ndërtimin e hekurudhes se shpejtë Chabahar – Teheran dhe me dy degëzime njëri për të të dalë në Kabul dhe nëpërmjet tij në gjithë Azinë Qendrore dhe korridori tjetër drejt Moskë-Shën -Petersburg duke dalë në Balltik dhe duke arritur Evropën Veriore .

Por gjithë plani stategjik i Indisë është tashmë në rrezik pasi pikërisht aleati i saj strategjik po vendoset në sanksione të rënda nga SHBA.

Ndërkohe që aleanca stategjike Kinë-Rusi vazhdon të forcohet dhe sanksionet amerikane ndaj Rusisë po e konsolidojne atë me shume (tregtia Kinë- Rusi kaloi 100 miliard dollarë për 8 mujorin ,5 fishuar në 6 vitet e fundit ) plani stategjik i Indisë tashmë rrezikon të frenohet.

India gjatë kohës së embargos amerikane para vitit 2015 importonte reth 20 milion ton naftë duke paguar në rupi.

Për këtë India përdorte një bankë indiane UCO Bank që nuk përdorte dollarin, kështu që ishte jashtë sistemit financiar amerikan dhe për pasojë nuk mund të ishte objekt i sanksioneve. Irani nga ana tjetër blinte me rupi produkte ushqimore indiane.

Tashmë India po mendon që të fusi prapë në funksion bankën UCO për të vazhduar importin e naftes dhe anashkaluar sanksionet .

India ka vendosur t’i qëndroje në krah aleatit të saj stategjik dhe ja ka bërë të qartë SHBA që nuk do t’i bashkohet sanksioneve dhe do të vazhdoje investimet e saj stategjike .

Për Indinë humbja e kartës së Iranit do të thotë bllokim i ekspansionit në Azine Qendrore dhe Euroazi dhe kjo do të thotë një dështim i madh gjeopolitik dhe gjeoekonomik .

Edhe per SHBA pozicioni i Indisë është një problem jo i vogël stategjik pasi afrimi me Indine është definuar si prioritet stategjik nga stategët amerikane.

Fakti që SHBA kanë pranuar që vetëm India të blej sistemin S-400 rus pa u sanksionuar kurse gjithë shtetet e tjera (Turqi,Katar,A,Saudite,Irak) do te vendosen sanksione tregon qarte se sa e rëndësishme është India në skakierën gjeopolitike.

Qëndrimi ndaj pozicionit të Indisë me Iranin do të dëshmojë se deri ku mund të kenë rrugë të përbashkët marrëdhëniet SHBA-Indi.

Strategjia e Indisë komplikohet edhe nga fakti se ajo ka një marrëdhënie të vecante , shume miqësore dhe historike me Rusinë që është furnizuesja e mbi 80 % të armatimit të ushtrisë indiane dhe gjithë centaleve atomike indiane.

Mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve të gjithanshme me Rusinë dhe ndërtimi i korridorit Indi-Iran-Rusi shikohet me shumë dyshim nga SHBA dhe është një pengese për afrimin më të ngushtë te dy vendeve.

Në fakt nisja në nëntor e sanksioneve dragoniane të SHBA ndaj Iranit do ti japi rrugë një sërë pozicionimeve gjeopolitike të reja që do të jenë baza e gjithe skenareve të ardhshëm politiko ekonomike dhe ushtarake që do të karakterizojne të ardhmen e kontinentit më të madh të botës .

Kina dhe Rusia e kanë bërë të qartë se nuk do ta braktisin Iranin kurse India që ka një ekspozim të madh financiar ndaj SHBA megjithë deklaratave kundërshtuse ngelet akoma nje enigmë.

Fakti që rafineria më e madhe e naftës e Indisë, Nayara e ndërtuar posaçërisht për të përpunuar naftën iraniane ndërpreu që tani importin iranian nga frika e sanksioneve dëshmon faktin që për Indinë nuk do të jetë e lehtë që t’i kundërvihet SHBA-së.

Gjigandi i dyte i Azisë siç duket nuk është akoma gati për sfida të dimensioneve globale .

Një gjë është e qartë se Kina dhe India do të jenë në këtë shekull aktore të dorë së parë dhe nga marrëdhëniet midis dy vendeve do të varen shumë ekulibra gjeopolitik, ekonomik dhe shoqëror botëror që siç duket do jenë komplet të ndryshëm nga ato që njohim sot.

Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?