Ai është një legjendë e garave të motoçiklizmit, 9 herë kampion bote, duke u shpallur më i miri që nga viti 1996, por Valentino Rossi nuk po shkëlqen si dikur dhe titulli i 10-të e ka një arsye.
Piloti italian i Moto GP nuk e duron dot më këtë situatë poshtëruese me motorin Yamaha dhe në prag të garës së Silverstone (Angli), ka ngritur zërin, madje duke folur me tone të larta karshi motorit japonez.
“Është e bezdisshme, poshtëruese e lodhshme të zbresësh në pistë dhe të mos kesh mundësi të fitosh. Dua të kuptoj nëse Yamaha dëshiron të fitojë apo jo. Dua të kuptoj nëse ata njerëzit në fabrikë a po përpiqen sadopak për të përmirësuar gjendjen apo jo”, – u shpreh Rossi.
Shumë pytje që duan përgjigje, ndërkohë që në Botërorin 2018 të Moto GP, piloti italian rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë në renditje, për më tepër, situate nuk duket optimiste për të rikuperuar diçka.
“Ky është një pozicion i mirë, madje shumë i mirë me motorin që kam në dispozicion. Por besoj se është e vështirë ta mbash këtë renditje deri në fund të kampionatit.
Por problemi më i madh është se nuk kam një motor që të jetë në gjendje të vërë nën presion Marquez. Unë ndihem mirë fizikisht dhe më vjen keq që nuk arrij të fitoj për shkak të problemev që ka motori. Nuk e di, kjo situatë është e pakuptueshme”, – përfundoi Valentino Rossi.