MENU
klinika

Kursi i këmbimit valutor

Rritet euro, bie dollari

30.08.2018 - 14:49

Euro regjistroi një tjetër mbiçmim të lehtë në kursin e këmbimit valutor për ditën e enjte. Fakti që sezoni veror është drejt mbylljes duket se e ka ulur disi ofertën e monedhës europiane në tregun valutor këtë javë. Nga ana tjetër, programi i blerjes së valutës nga Banka e Shqipërisë ruan një kërkesë konstante në treg për valutën europiane.

Dollari amerikan u zhvlerësua lehtë ndaj lekut në kursin e këmbimit valutor. Rënia e dollarit po reflekton një dobësim të monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare, dobësim që po vijon prej disa ditësh.

Paundi britanik u forcua lehtë ndaj lekut, duke rifituar një pjesë të terrenit të humbur në gjysmën e dytë të muajit. Këtë vit paundi ka pasur një tendencë zhvlerësimi në tregjet e këmbimit valutor, çka është pasqyruar edhe në kursin me lekun.