MENU

"Një udhëtim emocional"

Ryan Gosling është Neil Armstrong, njeriu i parë në Hënë

30.08.2018 - 10:28

Edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit në Venecia nisi të mërkurën me tapetin e kuq, me parakalimin e yjeve.

Këtë vit, ceremonia e hapjes është rezervuar – viteve të kaluara e mbajtur me fitues të “Oscar” si “Gravity”, “Birdman” dhe “La La Land” – për filmin e Neil Armstrongut, “First Man”, i cili ka ribashkuar regjisorin e “La La Land” Damien Chazelle me yllin Ryan Gosling.

Mandatory Credit: Photo by Kirsty Wigglesworth/AP/REX/Shutterstock (9826683e)
Ryan Gosling, Claire Foy, Jason Clarke. Actors Claire Foy, from left, Ryan Gosling and Jason Clarke pose for photographers upon arrival at the photo call of the film ‘First Man’ at the 75th edition of the Venice Film Festival in Venice, Italy
Film Festival 2018 First Man Arrival, Venice, Italy – 29 Aug 2018

Premton tension, skena hapësinore kinetike dhe momente prekëse me gruan e Armstorngut, e cila portretizohet nga Claire Foy.

Njeriu i parë në Hënë ishte gjithashtu edhe një baba, i cili kishte lënë në shtëpi dy fëmijët e tij, pa qenë në gjendje të premtojë nëse do të kthehej apo jo.

Dy vjet pas suksesit botëror me La La Land , i cili e nisi rrugëtimin pikërisht në Venecia, Ryan Gosling dhe Damien Chazelle kthehet fuqishëm me “First Man”. Filmi tregon historinë e Neil Armstrong, “një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”.

Filmi do të shfaqet në kinema më 31 tetor.