MENU
klinika

Gatime tradicionale

Shafrani i Dumresë po tërheq shumë vizitorë

27.08.2018 - 17:03

Është një nga erëzat më të shtrenjta në botë, por edhe kultivimi i saj ka kosto jo të vogël. Bëhet fjalë për arin e kuq, siç njihet ndryshe shafrani, bimë e cila ka nisur të kultivohet në Shqipëri edhe pse në sasi të vogla, në fazë gati eksperimentale.

Kultivimi i saj kërkon aplikim të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe certifikim, por leverdia është e madhe pasi shafrani ka veti të çmuara, që shërbejnë për kurimin e më shumë se 90 sëmundjeve.

Edhe pse aktualisht kjo bimë po kultivohet më shumë në Kosovë sesa në Shqipëri, sërish shafrani “shqiptar” nuk është duke kaluar pa bujë në një nga zonat që tërheqin vizitorë në çdo stinë të vitit, dhe që tashmë kanë një arsye më shumë për të ndaluar dhe për të shijuar efektin e kësaj erëze pikante në gatimet tradicionale shqiptare.

Në Dumre, shafrani jo vetëm tregtohet por edhe mund të shijohet në gatimet që bujtina të ndryshme përgatisin enkas për vizitorët e shumtë që frekuentojnë zonën për gjithë bukuritë natyrore që ofron krahina e njohur për numrin e madh të liqeneve.

Prej disa kohësh, Bashkia në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm, kanë kryer investime në Belsh dhe në liqenet e Dumresë me qëllim kthimin e krahinës në një destinacion turistik. Falë këtyre investimeve kanë lulëzuar edhe bujtina të ndryshme që ofrojnë gatime tradicionale por me bazë shafrani.

Madje në këtë zonë organizohen edhe ditë festive që i kushtohen kulinarisë, si një motiv më shumë për të thirrur turistët drejt këtij destinacioni.

Përgatiti: E.N

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dyshohet se mori para për provime

Arrestohet pedagogia e Elbasanit në Rinas

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit

Gjykata merr vendimin për pedagogët dhe sekserin

Akuzohen për korrupsion nga studentët

Arrestohen disa pedadogë të Universitetit të Elbasanit

Mori ryshfet për të mos prishur një objekt

Arrestohet në Kapshticë punonjësi i IMT Elbasan