Rusia do të hapë një ndërtesë të re klonimi me një vlerë prej gati 6 milionë dollarësh, ku shkencëtarët do të synojnë të rikthejnë sërish mamuthët dhe kafshë të tjera të zhdukura.
Muajin e ardhshëm, Putin do të organizojë një forum të madh investimesh, ku pritet të zbulohen edhe planet e mëtejshme.
Mediat shkruajnë se rusët janë të vendosur të studiojnë speciet e zhdukura, duke përfshirë edhe mamuthët, të cilët janë zhdukur rreth 10 mijë vjet më parë.
Laboratorët e klonimit, disa në metra të tëra nën tokë në qytetin rus të Yakutsk, synojnë të zgjerojnë më tej kërkimet aktualet nga shkencëtarët rusë, të cilët janë duke punuar me një ekip specialistësh nga Koreja e Jugut.
Shkencëtarët do të përdorin ADN-në e ruajtur në akull për dhjetëra mijëra vjet.