MENU
klinika

Në 2100 më pak se 1 milionë shqiptarë

Shqiptarët drejt ‘zhdukjes’. Frikë nga familja?

16.08.2018 - 16:52

Shqipëria ndodhet në një situatë kritike sa i takon lindjeve të fëmijëve. Duket se kushtet ekonomike, emigracioni dhe divorcet janë disa prej arsyet që shpjegojnë rënien e numrit të lindjeve.

Punonjësja sociale në maternitetin “Koço Glozheni” thotë se gratë dhe vajzat i frikësohen familjeve të mëdha për shkak të pamundësisë ekonomike.

Punonjesja sociale tek “Koço Glozheni”, Artemisa Pulaj, thotë se pamundesia ekonomike dhe emigracioni renditen të parat në listën e arsyeve që i privon familjet për t`u shtuar me anëtarë të rinj.

‘Faktor kryesor është emgrimi në moshë të re i popullsisë, varfëria, pasiguria për të gjetur një vend të sigurt pune, rritja e divorceve është goxha e theksuar, sidomos vitet e fundit ka një numër të madh të divorceve, gjithashtu edhe emancipimi i gruas.

Sipas të dhënave të INSTAT, për tremujorin e dytë të këtij viti lindjet kane shënuar rënie me 25% ose thënë ndryshe nga prilli deri në qershor janë shënuar 1891 lindje më pak.

Po ashtu një studim i OKB ka ngritur alarmin se deri në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 860 mijë banorë nga rreth 2 milionë e 900 mijë që është aktualisht.