MENU
klinika

Dita e Verës

Shqiptarët e Ukrainës

28.08.2018 - 22:00

“Ne Shqiptarë’ – Përfaqësuesit e etnisë së Besarabisë në qytezën Izmail kanë festuar Ditën e Verës.

Të dielën, 19 gusht, në jetën kulturore të Izmail-it, është zhvilluar një ngjarje e rëndëshishme – mbremja shqiptare me degustimin e verës besarabe.

Përpara organizatorëve kanë dale kryetari i Lidhjes së Shqiptarëve të Ukrahinës, Aleksandër Dermentli, si dhe drejtori i shoqatës shqiptare të Izmail-it ‘Oborri Shqiptar’, Ilja Rusinski. Në shtëpinë e tyre kanë pritur miqtë Ilja Rusinski me bashkshorten e tij, Nina Kunicinaja. Më shumë se njëzet vjet më parë, kreu i familjes ka filluar të mbledhë objekte të jetës së përditshme të banorëve të Besarabisë, duke përfshirë edhe shqiptarët. Me kalimin e kohës i ka ardhur ideja që të krijojë një muze etnografike në shtëpinë dhe oborrin e tij. Sot ky koleksion i veçantë përmban më shumë se sa katër mijë e gjysmë objekte.

Dhe pjesa dërrmuese e këtyre objekteve vjen nga fshati shqiptar, Karakurt (rajoni: Bolgrad). Këtë të diel shqiptarët u mblodhën jo vetëm për festën e verës por sepse në këtë ditë 574 vite përpara në 19 gusht 1444, filloi rrethimi i kalasë së Krujës, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e identitetin kombëtar shqiptar. Në shekullin 15, Kruja u bë qendra e kryengritjes shqiptare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Kryengritja zgjati përafërsisht dy dekadë. Siç tregoi Aleksandër Dermentli, këtë vit në Izmail është regjistruar shoqata shqiptare që ka si qëllim të promovojë etninë shqiptare në zonën e Besarabisë dhe më tej. Dihet që tani ka më shumë se sa 100 shqiptarë që jetojnë në Izmail dhe që pjesa më e madhe e banorëve të Karakurtit janë shqiptarë.

Gjithsesi përfaqësuesit e këtij minoriteti kombëtar kryesisht jetojnë në Odesa. Edhe në rrethin ‘Zaporozhska’ ka tre fshatra – Georgievka, Devninskoi, dhe Gramovka – ku ndër banorët janë dhe shqiptarë. Kjo festa e verës është aktiviteti i parë i shoqatës shqiptare të Izmail-it që kur është regjistruar zyrtarisht.

Por nuk do të jetë aktiviteti i fundit në këto kohë: Shqiptarët planifikojnë të paraqesin etninë e tyre me gjallëri në ditën e qytetit. Për festën e verës, mysafirët nga Karakurti kanë ardhur në shtëpinë e Ilja Rusinskovo dhe muzikantët, nën udhëheqjen e drejtorit Ivan Gaitanzhi, kanë luajtur muzikën e mirëfilltë shqiptare. Ngjarja përfshinte edhe degustimin e verës: 15 llojë më të preferuara të verës besarabe u ishin ofruar pjesëmarrësve. Përfaqësuesit e këtyre ndërmarrjeve të verës vijnë nga fshatra të ndryshëm të zonës tonë.

Përveç verës mysafirëve të dashur u ishte shtruar një bufe me ushqime të ndryshme besarabe, për shembull kavarma me mish qengjin. Festa doli të ishte prekse, shumë njerëz janë shprehur me fjalët:

‘Aktivitet e tilla na japin mundësi të kuptojmë dhe të ndiejmë që jemi shqiptarë!’