MENU
klinika

Salman Rushdie

Shtëpia e artë

31.08.2018 - 09:34

Përktheu: Ilir Baçi

Mendoje jetën si roman, të themi si një roman me 400 faqe, dhe pastaj mendo se sa faqe të librit të ka zënë historia jote deri tani. E mos harro se pas njëfarë momenti nuk është mirë të futësh një personazh të ri kryesor. Pas njëfarë momenti duhet të luash vetëm me personazhet që të kanë mbetur. Prandaj, mbase të duhet të mendosh ndonjë mënyrë si ta futësh këtë personazh të ri përpara se të jetë tepër vonë, përpara se të jenë plakur të gjithë, edhe ti vetë.

Jemi si ajsbergët. Nuk dua të them se jemi të ftohtë, vetëm se pjesa më e madhe na qëndron nën sipërfaqe dhe kjo pjesë e fshehur e jona mund të mbysë edhe Titanikun.

Po të mos qe e mistershme natyrë e njeriut, nuk do të kishim nevojë për poetët.

Biem në dashuri me pikat e forta të njëri tjetrit, por dashuria thellohet drejt përhershmërisë kur biem në dashuri me pikat e dobëta të njëri tjetrit.

Tani, i vetmi person që ke frikë se po të gënjen është eksperti i cili në fakt diçka di. Ai nuk duhet besuar sepse është pjesë e elitës dhe elitat janë kundër popullit, i bien kokës popullit. Të dish të vërtetën do të thotë të jesh elitë. Nëse thua që ke parë fytyrën e Perëndisë në një shalqi, të besojnë më shumë njerëz se sa po të kishe zbuluar Hallkën e Zhdukur, sepse nëse je shkencëtar, atëherë je elitë. Reality TV është përrallë me mbret, ama nuk është elitë, kështu që e beson. Lajmet: lajmet janë elitë.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB