Ditari i mbajtur nga romancieri portugez Jose Saramago, në vitin 1998, vit kur u laureua me çmin Nobel për letësi, u gjend njëzet vite më pas dhe do të botohet tetorin e ardhshëm në Portugali dhe në Spanjë, njofton vejusha Pilar del Rio.
Volumi i gjashtë dhe i fundit i “Fletoret e Lanzarotës”, për ishullin e Kanaries ku shkrimtari jetoi deri në fund të jetës së tij, në vitin 2010, në moshën 87-vjeçare, u gjend rastësisht në një skedar të kompjuterit ku ai punonte, shpjegon znj. Del Rio, e cila drejton Fondacionin José Saramago, me qendër në Lisbonë.
“Pandehja se gjithçka ishte botuar. Më shtangu fakti që askush nuk e kishte vënë re që ekzistonte një libër i tillë”, – saktësoi ajo, 20 vite pas marrjes së çmimit Nobel nga Saramago.
Gjithsesi, në të gjallë të tij, Saramago kishte hedhur fjalë për këtë dorëshkrim në vitin 2001.
“Nuk do doja, që, pikërisht vitin kur më ndodh diçka që ia vlen të rrëfehet, të më thonë se nuk e kam bërë”, – u shpreh me qesëndi gjatë prezantimit të volumit të pestë të “Fletoret e Lanzarotës”.
Publikimi i këtij dorëshkrimi do të shenjojë në këtë mënyrë njëzetv vjetorin e dorëzimit të çmimit Nobel për letërsi autorit të “Ungjillit sipas Jezu Krishtit” apo “Verbëri”.