MENU
klinika

Fotot...

Të kapërcesh Alpet e Shqipërisë

23.08.2018 - 09:09

Kush merret me ngjitje alpinistike e di se një nga itineraret më të bukura e njëkohësisht më të veshtira në Alpet Shqiptare është kalimi Lëpushë – Theth, mbi 25 kilometra i gjatë.

Fation Plaku alpinisti i apasionuar pas fotografisë sjell nëpërmjet fotove spektakolare udhëtimin e fundit organizuar nga “High Albania Mountain Club” të këtij kalimi.

Dhjetë orë udhëtim me 1000 metra ngjitje dhe 1500 zbritje, duke kaluar zemrën e Alpeve Shqiptare, nëpër Qafën e Langojve dhe në sfond peizazhi i majave të më larta e të egra të vendit.

Alpet Shqiptare (dhe ndonjeherë të quajtuar Bjeshkët e Nâmuna ose edhe Bjeshkët e Bekuara), janë vazhdimësi e Maleve Dinarite shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi. Alpet Shqiptare shtrihen deri te lugina e Ibrit rreth 50 km në gjatësi.

Në anën e Kosovës ngritën nga fundi i fushës (500–600 m) dhe arrijnë lartësinë mbi 2,000 m, në disa vende prehen nga luginat të thella lumore, të lumit të Pejës, Deçanit, Erenikut dhe kanë si kufi jugor Drinin. Ky grup malor përbëhet prej disa malesh: Gjeravica (mali më i lartë në Kosovë 2,656 m), Mali i Junikut, Strellci, Lumbardhit, Kopranikut, Hajlës, Zhlebit, Rusolinës, Moknës etj.

Të gjitha këto male e tejkalojnë lartësinë prej 2,000 m. Ato janë të pjerrëta, në pjesën e sipërme janë në formë të rrafsheve, ku gjenden kullota të mira dhe gjatë dimrit mund të bëhet ski.

Shqiptarët shquajnë mandej anën perëndimore të maleve, që do të thotë që vështron për nga ultësirat e Shkodrës dhe në veri tek Përroi i thatë, me emrin Malësia e Madhe, dhe ajo jug/jug-lindore me emrin Malësia e Vogël.

Këto emërime ndryshojnë vetëm pjesërisht në ndryshime lartësisë apo të morfologjisë.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe