MENU
klinika

Përvjetori i Princeshës

Thëniet më të bukura nga Ledi Diana

31.08.2018 - 17:21

Me rastin e ditës së vdekjes, më 31 gusht 1997, po përkujtojmë Princeshën Diana Spencer përmes disa prej aforizmave me thëniet e saj më të bukura…

Në kujtim të Princeshës së Uellsit, Ledi Diana Spancer, në ditën e vdekjes saj kaq të përfolur, në 31 gusht 1997, Liberiamo ka mbledhur aforizmat më të bukura të Princeshës së dashur dhe të Princeshës që pushtoi zemrat e popullit.

Tashmë divorci nga pinjolli i familjes mbretërore, Princi Karl, tronditi mbarë botën, mirëpo, nga ana tjetër, vdekja e saj qe diçka shkatërruese, duke konsideruar vargun e të mirave të beniaminëve të cilat gëzonte.

Në një mënyrë a një tjetër, Princesha e drojtur ia doli mbanë të bëhej një figurë e dashur, nga pak në të katër cepat e botës, veçanërisht për shkak të prirjes që ajo kishte për bamirësi.

Të gjithë duhet të vlerësohen. Gjithsecili ka potencialin e duhur për të dhënë diçka në shkëmbim.



Jeta është vetëm një udhëtim.

Do më pëlqente të isha mbretëreshë në zemrën e popullit, por nuk e shoh veten mbretëreshë të këtij kombi.

Dua që djemtë e mi të mësojnë t’i kuptojnë emocionet e njerëzve, pasiguritë dhe shqetësimet e tyre, shpresat dhe ëndrrat e tyre.

Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Shumëkujt nuk i pëlqen, por kjo është ajo që unë jam.

Bëj atë që të dikton zemra.

Koha kalon dhe një copëz e rëndësishme e jetës tënde i bashkëngjitet të tjerave tashmë ekzistuese.

Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë mbërthejuni fort pas asaj dashurie.

Bëj një akt mirësie, rastësor, duke mos pritur gjë në shkëmbim, të jesh i sigurt që një ditë dikush tjetër do bëj të njëjtën gjë për ty.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB