MENU
klinika

Shah

Nis turneu i frankofonisë, Tiranë

27.08.2018 - 10:51

Ka nisur prej 25 gushtit e vazhdon deri në 2 shtator Kampionati Ndërkombëtar i Shahut i Vendeve Frankofone në edicionin e 6 të tij.

Në kujdesin e Patronazhit të Lartë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Federatës Shqiptare të Shahut, kampionati zhvillohet në ambientet e Muzeut Kombëtar të Tiranës.

Në këtë event të rëndësishëm për të apasionuarit e shahut marrin pjesë lojtarë nga shumë vende të botës. Në ambientet e ndara në disa pjesë të zhvillimit të edicionit, marrin pjesë mosha dhe gjini të ndryshme si dhe kategori të ndryshme të mjeshtërisë së shahut.

Në event marrin pjesë 134 shahistë në individual ku dallohen edhe kategoria e grandmasterave në shah. Mund të përmendim Masrovasilis Dimitrios (Gre), Nikolaidis Ioanis (Gre), Godena Michele (Itali), Hesham Abdelrahman, Miralles Giles(Fra), Sanduleac Vasile(MDA).

Ambientet e eventit janë të ndara në disa salla ku mund të dallohen edhe pjesëmarrës fëmijë, femra e deri në shumë shahistë shqiptarë. Shikon dhe admirues të ndryshëm që ndjekin me kërshëri ndeshjet e shahut. Ambienti fton çdo shahistdashës që ta vizitojnë dhe ta ndjekin këtë event të rëndësishëm për botën e sportit.

 

Në një kënd të eventit janë afishuar listat e lojtarëve që marrin pjesë, gjithashtu dhe lojtarët e shahut në kampionatin Kombëtar Shqiptar, nga viti 1933 në 2018.

Rezultatet e shahistëve pjesëmarrës janë të azhurnuara lojë pas loje si dhe informacione më të zgjeruara mund të merren në faqen e internetit

http://www.chess-results.com/

dhe në faqen e federates shqiptare në

https://www.facebook.com/federataeshahut/

Akomodimi i shahistëve do të bëhet në Tirana International Hotel.

Ky event është në një përkujdesje të veçantë nga drejtori i turneut nga shahisti i mirënjohur, Erald Dervishi.

Ceremonia e mbylljes dhe e çmimeve do të bëhet në datën 1 shtator.