MENU
klinika

Këshilla

Tre gabimet që i bëjmë çdo mëngjes

18.08.2018 - 08:21

Vendimi që e merrni në mëngjes mund t’ju përgatisë për sukses dhe t’ju jap kurajo që të bëni zgjidhje të shëndetshme për gjithë orët e ditës.

Por kujdes, mos i bëni më këto tre gabime:

Ndalja e alarmit dhe vazhdimi i gjumit

Të qëndrosh edhe për pak minuta më shumë në krevat mund të duket si një ‘dhuratë’ për ju, por nëse e ndalni alarmin dhe vazhdoni gjumin, duke ia bërë kështu çdo 10 minuta, ju në fakt jeni duke e çrregulluar ciklin e gjumit në trupin tuaj. Në vend se t’ju ndihmojnë që të pushoni më shumë, këto minuta shtesë që i bëni në fakt mund t’ju lodhin më shumë dhe t’ju lënë gojëhapur gjatë gjithë ditës, .

Kontrolli i celularit në krevat

Shumica e njerëzve flenë afër apo me celularët e tyre – një zakon ky i cili jo vetëm që dëmton kualitetin e gjumit, por mund të shkaktojë çrregullime në mëngjes. Të kalosh disa minuta duke shfletuar nëpër të rejat në rrjete sociale mund t’ju bëjë që të ndjeheni në ankth dhe në pamundësi për t’u fokusuar gjatë gjithë ditës.

Mos-ngrënia e mëngjesit dhe pirja e kafesë

Të zëvendësosh mëngjesin duke e rritur energjinë me kafe mund të duket një ide e mirë, por nuk është ashtu. Ngrënia e mëngjesit është thelbësore për një shëndet më të mirë të përgjithshëm. Kështu, njëherë hani mëngjesin më pas mund të pini një kafe!