Menu

Dueli i UFC, Nurmagomedov-McGregor

Trump i jep vizën babait të kampionit rus

18.08.2018

Kampioni i botës në peshën e lehtë në UFC, rusi Khabib Nurmagomedov, ka bërë me dije se babai i tij Abdulmanap Nurmagomedov do të jetë i pranishëm në eventin e UFC-229, që zhvillohet më 6 tetor në Las vegas, pasi ka mundur të marrë vizën amerikane.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Në atë event që zhvillohet në Las Vegas, rusi do të mbrojë titullin ndaj irlandezit Conor McGregor. E veçanta është se për herë të parë në karrierën e tij, Nurmagomedov do të ketë pranë babain e tij në një duel në kafaz, që është njëkohësisht edhe trajneri i tij.

Asnjëherë më parë babai i sportistit rus nuk ka patur mundësi ta ndjekë “live” duelet që Khabib zhvillonte në Amerikë, pasi Abdulmanap nuk ka mundur të marrë vizën amerikane më parë, që gjithnjë i është refuzuar.

Nurmagomenov v.s McGregor

Por këtë herë gjërat janë ndryshe, pasi ai që ka ndërhyrë te presidenti i Amerikës ka qenë Dana Ëhite, presidenti i UFC-së, që është edhe mik i Donald Trump.

Kampioni rus i arteve marciale mikse i pati kërkuar pak kohë më parë Dana Ëhite që ta ndihmonte për babanë, që të merrte vizën amerikane dhe kërkesa e Nurmagomedov u plotësua, ndaj Khabib ka falënderuar presidenti i UFC-së për ndihmën.